WWW.XONINET.NICETHEME.COM
August 2018
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posters
xoninet (330)
 
xsas (159)
 
stv2008 (56)
 
007 (10)
 
rida (7)
 
geni (3)
 
cari (1)
 
hacker (1)
 
besfort halimki (1)
 
ramizisia (1)
 

Sondazh
Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ardian

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


Xhihadi dhe vlera e tij

Shko poshtë

dddd Xhihadi dhe vlera e tij

Mesazh nga xoninet prej Thu 19 Mar 2009, 12:48

Disa hadithe që flasin në lidhje me Xhihadin…
[258] ”Veprat më të dashura për Allahun janë: namazi në kohën e vet, bamirësia ndaj prindërve e pastaj xhihadi në rrugë të Allahut.”
[259] ”Eshtë pyetur I Dërguari i Allahut se cila vepër është më e vlefshme në çka ai ka thënë: ”Besimi në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij.” Prapë është pyetur: ”Pastaj cila është?” Ka thënë: ”Xhihadi në rrugën e Allahut.” Prapë është pyetur: ”Pastaj cila është?” E ai ka thënë: “Haxhi i pranuar.”
[260] ”Xhihadi më i dashur te Allahu është fjala e vërtetë e thënë para sundimtarit të padrejtë (tiran).”
[261] ”Xhihadi më I vlefshëm është kur njeriu lufton kundër epsheve të tija dhe lakmive (të nefsit, egos).”
[262] ”Muxhahid (luftëtar) i vërtetë është ai i cili lufton nefsin e tij.”



[263] ”Njeriu më i vlefshëm është ai besimtar që lufton me shpirtin e me pasurinë e tij në rrugën e Allahut. Pastaj besimtari që qëndron në njërën prej luginave kodrinore duke pasë frikë Allahun në të (duke kryer adhurimet ndaj Allahut), duke lënë rahat njerëzit nga sherri i tij.”

[264] “O njerëz, mos e dëshironi përleshjen me armikun, por luteni Allahun për shëndet! E kur të përlesheni me armikun, atëherë bëhuni të qëndrueshëm dhe dijeni se xhenneti është nën hije të shpatave.” Pastaj Pejgamberi s.a.v.s.,tha: “o Zoti im, që je Shpallës i Librit, Lëvizës i reve dhe Mundës i aleatëve, mundi ata dhe na ndihmo neve ndaj tyre!”
[265] “Gjezdisja e ummetit tim është xhihadi në rrugën e Allahut.”
[266] “Allahu është obliguar që atë i cili ka luftuar në rrugën e Tij, kurse nga shtëpia e tij nuk e ka nxjerrë asgjë tjetër, përpos xhihadi në rrugë të Allahut dhe pohimi i fjalës së Tij, se do ta futë në xhennet ose do ta kthejë në shtëpinë e tij nga e cila ka dale, me atë që ka fituar, me shpërblime e plaçka lufte.”
[267] “Luftoni kundër mushrikëve (idhujtarëve) me pasuritë, vetet dhe gjuhët tuaja.”
[268] “Gratë e luftëtarëve për ato që mbesin (ato që mbesin në shtëpitë e tyre) janë në shkallën e nënave të veta (në aspekt të ndalimit të martesës me to, shfaqjes së respektit ndaj tyre etj.). Njeriu që merr përsipër se do të përkujdeset për familjen dhe tradhëton në këtë çështje (në çfarëdo mënyre qoftë), në Ditën e Gjykimit do të ndalohet para luftëtarit, me ç’rast do t’i thuhet: “e ke lënë të për familjen dhe të ka tradhëtuar, merr nga veprat e tij të mira çfarëdo që të duash!” “E ç’mendoni tash! (tha Pejgamberi s.a.v.s.).”
[269] “Ai i cili vdes nga njëra prej këtyre pesë gjërave është shehid: kush është vrarë në rrugën e Allahut, kush përmbytet në rrugën e Allahut, kush vdes nga ndonjë sëmundje e barkit, kush vdes nga ndonjë sëmundje ngjitëse (epidemi), edhe gruaja e cila vdes gjatë lindjes (duke qënë lehonë). Të gjithë këta janë dëshmorë.”
[270] “Pesë përsona janë shehidë: ai që vdes nga ndonjë sëmundje ngjitëse (epidemi), ai qe vdes nga barku (sëmundje interne), ai që është përmbytur (fundosur), ai i cili mbytet nën gërmadha (të ndonjë objekti) si dhe ai që vdes duke luftuar në rrugën e Allahut.”
[271] “Asnjë njeri që do të hyjë në xhennet nuk do të dëshirojë të kthehet në këtë botë, edhe nëse I takon gjithë ajo që është në tokë,përpos shehidit. Ai do të dëshirojë të kthehet e të vritet dhjetra here, shkaku I nderit që ka parë.”
[272] “Kush e kërkon sinqerisht shehidllëkun—do t’i jepet ajo edhe nëse nuk goditet (nuk vdes duke luftuar në fushëbetejë).”
[273] “Kush jep iftar ndonjë agjëruesi ose pregaditë ndonjë luftëtar,do ta ketë shpërblimin sikur ata.”
[274] “Kush lufton që fjala e Allahut të jetë mbi çdo gjë, ai është në rrugën e Allahut.”
[275] “Kush vritet në mbrojtjen e pasurisë së tij, është shehid, kush vritet duke mbrojtur jetën e tij është shehid, kush vritet në mbrojtjen e fesë së tij është shehid dhe kush vritet në mbrojtjen e familjes së tij është shehid.”
[276] “Kush vdes, e nuk ka shkuar në luftë (xhihad) e as që ka menduar për xhihad (nuk ka shtyrë veten për luftë), ai ka vdekur në degë (virtyt) të nifakut (dyftyrësisë).”
[277] “Pejgamberi s.a.v.s., e ndaloi vrasjen e grave dhe fëmijëve në luftë.”
[278] “Ejani në xhihad ku nuk ka luftë (dhe vrasje)! Ai është haxhi.”
[279] “Shehidit do t’i falet çdo mëkat, përveç borxhit.”
[280] “Në xhennet ka njëqind grada (shkallë) të cilat Allahu i ka përgaditur për muxhahidët që luftuan në rrugën e Tij. Hapësira mes dy gradave është aq sa hapësira mes qiellit dhe tokës. Kur të kërkoni prej Allahut (gjatë lutjes), kërkojeni “Firdeusin” sepse ai është mesi dhe grada më e lartë e xhennetit. Mbi të (Firdeusin) është Arshi (froni) I Gjithëmëshirshmit (Rahman) dhe prej tij burojnë lumejtë e xhennetit.”
Marr nga libri: Hadithe të zgjedhura

_________________
xoninet kosovë--Karaçevë
avatar
xoninet
SUPER ADMINISTRATOR 100 %
SUPER ADMINISTRATOR 100 %

Male
Numri i postimeve : 330
Sa vjeq\e jeni : 33
Nga jeni : KOSOVA
Hobi juaj : SPORT
Sheno vendodhjen tënde : këtu jam
Reputacion : 1
poenat : 346896
Data e rexhistrimit : 26/02/2009

http://xoninet.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi