WWW.XONINET.NICETHEME.COM
September 2018
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Calendar Calendar

Top posters
xoninet (330)
 
xsas (159)
 
stv2008 (56)
 
007 (10)
 
rida (7)
 
geni (3)
 
cari (1)
 
hacker (1)
 
besfort halimki (1)
 
ramizisia (1)
 

Sondazh
Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ardian

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


Dashuria e ALlahut

Shko poshtë

MESAZHI Dashuria e ALlahut

Mesazh nga xsas prej Fri 20 Mar 2009, 22:57

Fuqia e besimit

Fuqia e besimit tonë, është Dashuria për Allahun, ky është shpirti i besimit. Nëse ju nuk ndieni asnjë lloj Dashurie për Allahun, atëherë nuk keni besim. Është e pa mundur.

Shija e besimit

Pa Dashuri nuk ka shije besimi. Në çdo fe, Dashuria është forca kryesore. Atëherë kur ju, do të dashuroni, do të respektoni, do të ndiqni. Nuk mund të ndiqni askënd pa Dashuri.

Duaje Zotin tënd!

Mos u lut me qëllim që t'i kërkosh Zotit tënd një hise më të madhe Xhenneti apo favoresh tokësore! Jo! Mundohu ta lirosh veten tënde nga kjo dëshirë. Duaje Zotin tënd dhe kërko prej Tij Kënaqësinë e Tij, Dashurinë e Tij.

Zem zem!

A keni dëgjuar për burimin e Zem Zemit?
Edhe nëse të gjitha kombet të përdornin ujin e këtij burimi, ai nuk do të shterej. Është e pa mundur. E njëjta gjë ndodh edhe me zemrat, gjë e cila është akoma më e rëndësishme. Dashuria Hyjnore që rrjedh në zemrat e besimtarëve është mese e mjaftueshme për zemrat e njerëzve të të gjitha kombeve. Nëse do Allahu, dhe ne shpresojmë në këtë mirësi të Zotit të Madhërueshëm, Dashuria Hyjnore do të mbërrijë në të gjithë njerëzimin duke e rigjallëruar atë.

Mëshira e Allahut

Çdo gjë që i përket kësaj bote nuk është e përjetshme, por ajo është vazhdimisht në faza kalimtare. Kështu, është normale që sot të jem këtu duke iu drejtuar juve, ndërsa të nesërmen të jem gjetkë. Mos u trishtoni nga kjo gjendje, sepse në të vërtetë tranzicioni është mëshirë me të cilën Allahu ka begatuar njerëzimin. As mos dëshironi që çastet e këndshme të zgjasin përgjithmonë, sepse nuk do ishit në gjendje të duronit qëndrimin e saj kaq gjatë, thjesht do të mërziteshit.
Dijeni se mosvazhdueshmëria e çdo gjëje, është një gjendje e dëshirueshme, është një çelës për të arritur një vlerësim akoma më të thellë e më të madh të asaj gjendje. Të dëshirosh realitetin shpirtëror në të cilin ke hasur në një përshtypje të caktuar është rruga për të arritur këtë vlerësim.
A mos vallë ka ndonjë kafshatë më të shijshme se ajo me të cilën hapim agjërimin?
Ndoshta kjo është arsyeja përse Allahu e ka krijuar botën kështu siç është.
Shenjat e qiejve përsëriten duke frymëzuar shpirtrat tonë. Dielli që lind ndriçon ditët tona, dhe pikërisht kur tashmë jemi gati duke u mërzitur me praninë e tij, ja ku ai tërhiqet duke ia lënë vendin dritës së butë të hënës e cila na magjeps me format e saj të shumta: fillimisht na paraqitet si një thelb delikat, më pas plotëson formën e saj dalë nga dalë gjer sa tërhiqet edhe ajo... Nëse nuk do të tërhiqej kurrë, askush nuk do të ishte në gjendje të vlerësonte pafundësinë e qiellit me yje.
Haxhiu i apasionuar mund të kalojë shpatë malesh me dëborë shkretëtira të fshehta zbathur me duar e me gjunjë për të arritur në Meken e shenjtë. Lotët përshkojnë faqet e tij tek sa shtrëngon derën e saj duke ia ofruar zemrën dhe shpirtin Zotit të tij. Zoti ia plotëson dëshirat me sekrete të zemrës së tij në përputhje me të gjithë atë mundim që e pruri gjer aty duke vuajtur acarin e ftohtë dhe diellin përvëlues. Kjo aspiratë e dërgoi gjer në Shtëpinë e Shenjtë, prapë, ky dedikim i haxhiut nuk do të plotësohej nëse ai do të qëndronte përgjithmonë në Meken e Shenjtë. Do të plotësohej në rast se haxhiu i munduar do të kthehej në shtëpinë e tij me kujtimet e pasuruara nga haxhi i tij të cilat do ia frymëzojnë besimin e tij. Nëse ai do të zgjidhte të qëndronte në Meke, do të rrezikonte të kthehej dhe të bëhej i pandjeshëm nga shikimi i Qabes, ashtu sikurse banorët e saj që nuk kanë pasur kurrë Qaben si qëllim të largët për të arritur, të cilët nuk kanë kaluar shkretëtira apo male për të arritur në të, por që në të kundërt kalojnë ndoshta nga Xhamia e Shenjtë si rrugë më e shkurtër për të shkuar në pazar thjesht duke i hequr një sy Qabes së Madhnushme.

Provat

I Gjithëfuqishmi ia ka dhënë Dashurinë e Tij pasardhësve të Ademit (a.s) dhe ne iu përgjigjëm Zotit tonë duke thënë: "Ne ekzistojmë vetëm për Ty, o Zoti ynë!", ndërsa i Madhërishmi tha: "Do t'ju vë në provë, për t'ju ekzaminuar të gjithëve dhe për të parë sa i vërtetë është pohimi juaj për dashuri ndaj Meje!" Në jetën e gjithsecilit ka prova, dhe duke ndenjur të durueshem në përballimin ndaj tyre, do të mund të arrijmë Dashurinë e pa fund të Zotit tonë.

Emri i të Dashurit

Të gjithë ata që dashurojnë dikë, janë të lumtur tek sa përmendin emrin e tij. Ne e duam Allahun dhe kënaqemi tek sa përsërisim emrin e Tij të Shenjtë: Allah, Allah...



Marrë nga libri: Amore
Autori: Nazim el Hakkani
Përktheu nga italiashtja: Vajada K. Manjani

_________________
I am the King

Try to be Good

ALL-Llah is the greatest!
avatar
xsas
Super Moderator
Super Moderator

Male
Numri i postimeve : 159
Sa vjeq\e jeni : 29
Nga jeni : Karaçeva
Hobi juaj : Basketbolli
Sheno vendodhjen tënde : N'mission ne Saturn
Reputacion : 0
poenat : 348125
Data e rexhistrimit : 17/03/2009

http://www.sami-keka.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi