Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruarAnëtari më i ri ardian
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi
Kërko
E do Dorëzën e Artë
Faqja 1 e 1
E do Dorëzën e Artë
E do Dorëzën e Artë
Naim Tërbunja është kualifikuar pa luftë në çerekfinale të turneut ‘Dorëza e Artë’, i cili po mbahet në Amerikë. Boksieri kosovar meçin e radhës do ta zhvillojë më 24 mars, derisa është optimist se do ta fitojë këtë turne dhe të arrijë synimin – kalimin në boksin profesionist.
Pas triumfit ndaj amerikanit Elvis Seongbae, Naim Tërbunja është kualifikuar në çerekfinale të turneut më të madh të boksit amator ‘Dorëza e Artë’, i cili po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fakt, Tërbunja e ka siguruar një vend ndër tetë boksierët më të mirë të turneut pa e zhvilluar meçin e dytë, pasi që ai pati fat kur u kualifikua me short.
“Fillimisht ishim 26 boksierë. Në rrethin e parë, më 10 mars, ishin 10 meçe, ndërsa pushuan 6 boksierë. Mua më ra shorti të pushoj në rundin e dytë, kështu që e sigurova çerekfinalen”, deklaroi boksieri kosovar për Express.
Tërbunja është duke u përgatitur për meçet që do t’i ketë në të ardhmen. Ai është optimist se do t’i fitojë edhe meçet e ardhshme për ta siguruar kështu titullin e ‘Dorëzës së Artë’.
“Në meçin e parë kisha paksa emocione, sepse kundërshtari im vitin e kaluar kishte shkuar deri në gjysmëfinale, ishte i fortë. Por, pas rundit të parë, punët shkuan shumë mirë. Meçin e ardhshëm do ta kem më 24 mars, ndërsa kundërshtarin do ta di atë ditë, pasi të hidhet shorti”, theksoi kosovari me nënshtetësi suedeze.
“Janë tre boksierë të fortë që e kanë siguruar çerekfinalen. Por, unë ndihem mirë i përgatitur dhe jam optimist se do të arrij deri në fund. Tek e fundit, unë kam ardhur këtu në SHBA për dorëzat e arta, do të mundohem t’i marr ato”, vazhdoi ai.
Tërbunja tregoi se këtë turne po e përcjellin disa promotorë, andaj ai dëshiron të tregohet sa më i suksesshëm në mënyrë që t’u bie në sy atyre dhe të kalojë në boksin profesionist- gjë që është edhe synimi i tij kryesor.
“Promotorët prej ‘Golden Boys’ nuk kanë arritur ende. Promotori i njohur Shane Mosley është në një turne, por ai pritet të vijë në gjysmëfinale. Në turne ishin disa trajnerë të tjerë nga New York”, përfundoi ai.
Në turneun më të madh të boksit amator ‘Dorëza e Artë’, i cili po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po marrin pjesë mbi 80 boksierë amatorë nga e gjithë bota.
Boksierët janë ndarë në dy grupe: në njërin grup bëjnë pjesë boksierët që kanë më shumë se 20 meçe në karrierë, përfshirë këtu edhe Tërbunjën, kurse në grupin tjetër (rreth 60 boksierë), bëjnë pjesë boksierët që kanë më pak se 20 meçe në karrierë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|