WWW.XONINET.NICETHEME.COM
October 2018
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031    

Calendar Calendar

Top posters
xoninet (330)
 
xsas (159)
 
stv2008 (56)
 
007 (10)
 
rida (7)
 
geni (3)
 
cari (1)
 
hacker (1)
 
besfort halimki (1)
 
ramizisia (1)
 

Sondazh
Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ardian

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


BOTA SHTAZORE NË KUR’ANIN FAMËLARTË

Shko poshtë

default BOTA SHTAZORE NË KUR’ANIN FAMËLARTË

Mesazh nga xsas prej Sat 21 Mar 2009, 23:54

BOTA SHTAZORE NË KUR’ANIN FAMËLARTË



PESHQIT


“Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e ata e shkelën rendin e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e në ditën që nuk festonin të shtunën nuk u vinin. Ja, kështu i sprovuam ata na se ishin mëkëtar.” (A’raf, 163).

“Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani të freskët, e prej tij të nxirni stoli qëi bani.” (En-Nahl, 14).

“Dhe ti, bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tëndë, e mos u bën si ai peshku në kohën kur pat thirur (Zotin) dhe ishte i mllefosur.” ( El-Kalem, 48 ).


KARKALECAT

“Ata thanë: “Me çfarëdo argumenti të në vijshë që me të, të na magjepsësh (largosh nga feja që kemi), ne nuk do të të besojmë ty.” (El-A’raf, 132).

“Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim të përulur.” (El-Kamer, 7).


ELEFANTI

“A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit? (El-Fil, 1).


KAFSHËT

“Dhe nga ajo që krijoi Ai prej të lashtave dhe prej kafshëve shtëpiake.” (El-En’am, 136).

“Dhe sipas bindjes së tyre ata thosin: “Këto kafshë dhe këto bimë janë të ndaluara, nuk mund të ushqehet me to përveç ata të cilëve ne ua lejojmë.” (El-En’am 138).

“Pa dyshim jeta në këtë botë i shembëllten ujit që ne e lëshojmë nga qielli me të cilin përzihen (ushqehen) bimët në tokë, e prej të cilave ushqehen njerëzit dhe kafshët.” (Junus, 24).

“All-llahu juve u ka mundësuar të keni shtëpiat tuaja ku banoni dhe u bën të mundshëm që nga lëkura e kafshëve të keni shtëpia, të cilat i bartni lehtë kur merrni rrugë dhe kur bëni natë (buni), kurse prej leshit e fijeve të tyre bëni (gëzofë), shtroje dhe gjëra të dobishme deri sa të shpenzohen.” (En-Nahl, 80).

“Ai i krijoi edhe kafshët. Ju me to ngroheni, nga të ftohtit, e keni edhe dobi tjera, sepse prej tyre edhe ushqeheni. Ato i ke edhe zbukurim kur i çon të kullosin dhe kur i ktheni nga kullosa.” (En-Nahl, 80).

“Vetëm kaq! E kush i madhëron shenitë e All-lalhut është mirë për të ndaj Zotit të vet. Juve ju janë të lejuara kafshët, me përjashtim të atyre të cilat ju janë lexuar (në Kur’an), pra largohuni prej idhujve të ndyrë dhe fjalëve të pavërteta! (El-Haxh, 30).

“Hani dhe kullotni kafshët tuaja! Në këtë ka, argumente për ata që kanë mend.” (Ta-Ha, 54).

“Edhe tek kafshët keni mësime: Ne u japim (bëjmë) të pini nga ajo që gjendet në barqet e tyre dhe ju keni shumë dobi prej tyre. Ju prej atyre ushqeheni.” (El-Mumin, 21).

“A mendon ti se shumica prej tyre duan të dëgjojnë ose përpiqen të kuptojnë? Ata janë sikur kafshët, madje nga rruga e drejtë kanë humbur edhe më larg.” (Furkan, 44).

“Për të ngjallur me te truallin e vdekur dhe i ngopëm me ujë shumë kafshë e njerëz, të cilët i kemi krijuar.” (Furkan, 49).

“U jep gjë të gjallë (kafshë) dhe djemë.” (Esh-Shuara, 133).

“A nuk e shohin se nga ajo që bëjmë vetë kemi krijuar për ata kafshë me të cilat diponojnë ata.” (Jasin, 71).

“All-llahu ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do ti futë në xhennet nëpër të cilin rrjedhin lumenjë, e ata të cilët nuk besojnë, zbaviten dhe ngopen sikur kafshët, vendi i tyre është zjarri! (Muhammedi, 12).

“Krijuesi i qiejve dhe i tokë! Ai juve ju bën, nga lloji juaj çifte kafshësh. Edhe juve ju krijon në barqet e nënave tuaja, krijesë pas krijese, njëra pas tjetrës, në tre mbështjellës. Ai është All-llahu, Zoti juaj. Pushteti është i Tij, Nuk ka zot përveç Tij, e ku po shkoni pra? (Ez-Zumer, 33).

“Për nevojat tuaja dhe kafshëve tuaja.” (Abese, 32).

“Edhe do t’i shpjerë, me siguri, në rrugë të shtrembër, dhe do t’i tërheq pa dyshim, me shpresa të rrejshme dhe gjithsesi do t’i urdhërojë t’u presin veshët kafshëve si edhe do t’u urdhërojë të ndryshojnë krijesat e All-lalhut. Kush e bën mik djallin, e jo All-llahun, ai vërtetë ka pasur humbje të madhe.” (En-Nisa, 119).


DERRI

“Thuaj: “A t’ju tregoj kush është më i keq se të cilin All-llahu e dënon rëndë? Është ai të cilin e ka mallkuar All-llahu dhe është i hidhëruar me të dhe i ka bërë majmunë e derra, dhe kanë adhuruar djallin-ata kanë pozitën më të keqe dhe janë më të humburit nga rruga e drejtë.” (El-Maide, 60).

“Ai juve u ka ndaluar coftinat, gjakun, mishin e derrit, por edhe ate që është prerë, jo në emër të All-llahut. Pos atij, i cili është i detyruar, jo nga dëshira por vetëm sa të shuajë urinë, All-llahu falë dhe është shumë i mëshirshëm.” (En-Nahl, 115).


INXHIA

“Prej atyre dyve nxiret xhevahir e diamane.” (Er-Rrahman, 22).


VIÇI

“Dhe kur e thirrëm Musain në takim për netë, ju pas atij patët marrë viçin (për zot), ju jeni mizorë .” (El-Bekare, 51).

“Zemrat e tyre për shkak të mosbesimit të tyre akoma ishin të fryra me viç.” (El-Bekare, 93).

“Dhe populli i Musait, pasi shkoi ai, pranoi një viç (si idol) nga stolitë e tyre, një figurë që pëlliste.” ( El-A’raf, 148 ).

“Ata të cilët patën pranuar viçin do t’i arrijë njëmend hidhërimi i Zotit të tyre edhe poshtërimi i kësaj bote. Ashtu Ne i shpërblejmë shpifësat.” (El-A’raf, 152).

“Edhe Ibrahimit i patën ardhur të deleguarit tanë dhe i thanë: “Paç paqë!” Edhe për ju qoftë paqa, u përgjegj ai, dhe shpejtë u solli një viç të pjekur.” (Hud, 69).

“Dhe ai derdhi (bëri) një viç që jepte zë sikur pëlliste e ata thanë: “Ky është Zoti juaj dhe Zoti i Musait, ai e ka harruar.” (Ta-Ha, 8.

“Dhe ai shkoi, pa u hetuar, te familja e vet dhe solli një viç të majmë.” (Edh-Dharijat, 26).


UJKU

“Do të më vij, tha ai, keq nëse e merrni dhe frikësohem mos po e han ujku kur t’i shmanget kujdesit tuaj.Si bëhet te ua hajë ujku, shih se çfarë grupi jemi?! I thanë ata, ne atëherë më mirë mos qofshim! O baba ynë, thanë patëm shkuar të vrapojmë në gara dhe Jusufin e lamë te rrobet tona, por atë e hëngër ujku. Ti nuk do të besosh, edhe pse ne të themi të vërtetën.” (Jusuf, 13, 14, 17).


GJARPËRI

“Dhe ai e lëshoi shkopin e vet-kur ai, ja gjarpër i vërtetë! (El-A’raf, 107).

“Dhe ai e hodhi, kur qe-gjarpër i cili po zvariset, (Ta-Ha, 20).

“Dhe Musa e hodhi shkopin e vet, kur qe, ai-gjarpër i vërtetë.” (Esh-Shuara, 32).


EGËRSIRA

“Që ikin nga ndjekësit.” (El-Muddethir, 51).

“Pa dyshim në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndrimin e ditës dhe të natës dhe anijes që lundron nëpër det me çka u sjell dobi njerëzve, edhe shiun të cilin All-llahu e lëshon nga qielli, me të cilin ngjallë tokën pasi që ka vdekur, nëpër të ka shpërndarë qenie të gjallë gjithfarësh, edhe në ndërimin e erërzve, vranësirat e pezulluara ndërmjet tokës e qiellit-s’do mend, ka rgumente për njerëzit e mençur.” (Bekare, 164).

“O besimtar, mos u merrni me gjueti deri sa jeni duke kryer haxhin! Ai i cili mbyt me qëllim dënohet dënohet që një kafshë shtëpiake si ajo të cilën e caktojnë dy vetë të drejtë nga ju, ta falë në Qabe, ose të kompenzohet me vlerën e saj, të ushqyerit e varfanjakëve ose sa është kundërvlera e saj, të agjërojë për ta ndie pasojën e veprës së vet.” (El-Maide, 95).

“Dhe kur mblidhen egërsirat.” (Et-Tekvir, 5).

En-Nahl, 61; Hud, 6; El-Haxh, 18; En-Nur, 45; El-Fatir, 28; Lukman, 10; Edh-Dharijat, 2; Esh-Shuara, 29; El-Xhathije, 4.
avatar
xsas
Super Moderator
Super Moderator

Male
Numri i postimeve : 159
Sa vjeq\e jeni : 29
Nga jeni : Karaçeva
Hobi juaj : Basketbolli
Sheno vendodhjen tënde : N'mission ne Saturn
Reputacion : 0
poenat : 350525
Data e rexhistrimit : 17/03/2009

http://www.sami-keka.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi