WWW.XONINET.NICETHEME.COM
August 2018
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posters
xoninet (330)
 
xsas (159)
 
stv2008 (56)
 
007 (10)
 
rida (7)
 
geni (3)
 
cari (1)
 
hacker (1)
 
besfort halimki (1)
 
ramizisia (1)
 

Sondazh
Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ardian

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


Lotë, pasha Allahun, lotë!!!

Shko poshtë

default Re: Lotë, pasha Allahun, lotë!!!

Mesazh nga xoninet prej Sat 14 Mar 2009, 22:59

Festa e Bajramit
Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi Pejgamberin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem.

Të nderuar vëllezër muslimanë!
Ju përshëndesim me përshëndetjen islame, eselamu alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu, dhe ju përgëzojmë për ardhjen e festës së Bajramit duke e lutur Allahun e Lartësuar që të na pranojë veprat e mira.

Të dashur vëllezër!
Dëshiruam që krahas gëzimit për ardhjen e kësaj feste, të njiheshit përmes këtij shkrimi me dispozitat, edukatën dhe sunetet e saj, duke shpresuar nga Allahu i Lartësuar që të jeni prej atyre që e duan Sunetin e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem dhe i luftojnë risitë në fe.


Festat e muslimanëve

Muslimanët kanë vetëm dy festa: festën e Fitër Bajramit dhe të Kurban Bajramit. Në sunenin e Ebu Davudit dhe të Nesaiut me zinxhir të saktë transmetohet nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se kur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem erdhi në Medinë, i gjeti ata duke festuar dy festa dhe tha: “Kanë qenë për ju dy ditë që keni lozur në to e Allahu i Lartësuar ua ka zëvendësuar me diçka më të mirë se ato: dita e Fitër Bajramit dhe e Kurban Bajramit.”
Këto dy festa për muslimanët janë prej simboleve të Islamit, të cilat duhet të ngjallen, të njihet qëllimi i tyre dhe të dihet kuptimi i tyre.


Dispozitat e Bajramit dhe edukata e tij

1. Dispozita e namazit të BajramitKa thënë dijetari Abdul Aziz Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë: “Namazi i Bajramit është farz kifaje (nëse një grup muslimanësh e falin, të tjerët lirohen nga falja e tij).” Ky është qëndrimi i shumicës së dijetarëve. Disa dijetarë kanë thënë se namazi i Bajramit është farz ajn (është obligim për çdo njeri) dhe ky mendim është më i qartë në argumente dhe më afër së vërtetës. Është sunet për gratë që të jenë të pranishme në të dy Bajramet duke pasur kujdes që të dalin të mbuluara mirë dhe duke iu larguar parfumimit.

Ka ardhur në dy librat e saktë nga Umu Atija, Allahu qoftë i kënaqu me të, se ajo ka thënë: “U urdhëruam që të dalim në dy Bajramet të moshuarat dhe ato që ishin me menstruacione për të dëshmuar mirësinë (begatinë) dhe lutjet e muslimanëve dhe (u urdhëruam) që të largohet ajo që ishte me menstruacione nga vendi i faljes.”
E në disa transmetime të tjera qëndron se ka thënë njëra prej tyre: “O i Dërguari i Allahut! Po nëse dikush prej nesh nuk gjen çfarë të veshë për të dalë (për faljen e namazit të Bajramin)?” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: “Le të veshë xhilbabin e motrës së saj (mbulesën e saj).” Dhe nuk ka dyshim se kjo argumenton për përforcimin e argumenteve për daljen e grave për namazin e Bajrameve që të dëshmojnë mirësinë (begatinë) dhe lutjet e muslimanëve (Fetava Etahare ve Salat, përgatitur nga Abdulal Etajar-Ahmed ibn Baz).

2. Ndalimi i agjërimit në dy Bajramet

Ka transmetuar Ebij Seijd në të dy librat e saktë, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e ka ndaluar agjërimin në dy ditë: në ditën e Fitër Bajramit dhe të Kurban Bajramit.

3. Tekbiri

Tekbiri bëhet kur bëhet plotësimi i muajit Ramazan prej perëndimit të diellit, natën e Bajramit, e deri në namaz të Bajramit, ku thotë Allahu subhanehu ue teala: ''Që ta plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se ju udhëzoi dhe që të falënderoni." (Suretu El-Bekare, 185)
Mënyra e tekbirit siç ka ardhur nga selefi (të parët tanë të mirë):

All-llahu Ekber All-llahu Ekber All-llahu Ekber La ilahe- ila llah
All-llahu Ekber All-llahu Ekber All-llahu Ekber Ve lilahi Elhamd.

Ajo që duhet cekur dhe që është me rëndësi është se tekbiri duhet vazhduar derisa të hyjë imami. Muhamed bin Shihab Ezuhruj, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Njerëzit merrnin tekbire prej kur dilnin nga shtëpitë e tyre e deri sa hynte imami.”
Është sunet për burrat që ta ngrenë zërin në xhami, në tregje, në shtëpi, për ta madhëruar Allahun e Lartësuar, për t’i bërë ibadet dhe për ta falënderuar Atë. Ndërsa gratë e ulin zërin, ngaqë ato janë të urdhëruara për t’u mbuluar dhe për ta ulur zërin. Çdo person bën tekbire vetë, ndërsa për tekbiret me xhemat nuk ka argument, sepse as Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e as sahabët nuk e kanë praktikuar një gjë të tillë.

4. Larja para se të dilet për namaz
Është saktësuar në El Muvata të Imam Malikut, Allahu e mëshiroftë; se Abdullah bin Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy, lahej ditën e Fitër Bajramit para se të shkonte për t’u falur (El Muvata 1/177).
Nga Esaib bin Zejdi dhe nga Sejid bin Xhubejri, Allahu qoftë i kënaqur me ta, është transmetuar se kanë thënë: “Sunetet e Bajramit janë tre: ecja në këmbë, larja dhe ngrënia para daljes për në namaz.”
Ka përmendur Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, se dijetarët kanë ranë dakord se është e pëlqyeshme larja për namazin e Bajramit.

5. Veshja e rrobave të bukura dhe përdorimi i miskut (parfumit)

Transmetohet nga Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, siç ka ardhur në sahihun e Ibën Huzejmës, se ka thënë: “Ka pasur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem një xhybe (pallto) që e vishte në të dy Bajramet dhe në ditën e xhumasë.”
Ka transmetuar El Bejhakiu me zinxhir të saktë se Ibën Omeri vishte për Bajram rrobat më të bukura, ndërsa gruaja del për në namaz të Bajramit pa u zbukuruar dhe pa u parfumosur, duke qenë e mbuluar sipas normave islame.

6. Ngrënia para se të dilet për në namaz të Bajramit
Siç është përmendur në librin e saktë të Buhariut dhe të Ahmedit nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem nuk shkonte ditën e Fitër Bajramit pa ngrënë disa hurma dhe i hante ato tek: tre, pesë, shtatë ose nëntë.”
Ndërsa në Kurban Bajram është e pëlqyeshme që të hahet vetëm pas namazit, në mënyrë që të hahet prej kurbanit që theret.

7. Dalja në këmbë për në namaz të Bajramit

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Prej sunetit është që të dilet për në namaz të Bajramit duke ecur, jo hipur (në mjet udhëtimi).” E ka transmetuar El-Termidhiu dhe ka thënë: “Hadith është i mirë, i vërtetë.”
Dhe prej sunetit është që të mos kthehet njeriu nga ajo rrugë që ka shkuar, por nga një rrugë tjetër.

8. Falja e namazit para hytbes

Ka ardhur në dy librat e saktë, prej hadithit të Ibën Omerit dhe të Ebij Sejidit dhe të Ibni Abasit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem është falur para hytbes.
Ka ardhur në librin e saktë të Imam Muslimit se është e pëlqyeshme të lexohet në rekatin e parë suretu Kaf (ق ) dhe në rekatin e dytë fillimi i sures Enbija. Më së shumti është transmetuar se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem lexonte suret El A'ëla dhe El Gashije. Transmeton Muslimi dhe Termidhiu.

9. Forma e namazit të Bajramit

Forma e namazit është dy rekate para hytbes duke argumentuar me thënien e Ibni Omerit: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani e falnin Bajramin para hytbes.” Mutefekun alejhi.
Në dy librat e saktë nga Ibni Abasi transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka dalë ditën e Fitër Bajramit, i fali dy rekate, nuk u fal para tyre (dy rekatëve) dhe as pas tyre.
Kjo është për atë që falet jashtë në hapësirë, ndërsa ai që falet në xhami fal dy rekatet e të hyrit në xhami (tehijetul mesxhid), duke argumentuar me fjalën e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: ''Nëse dikush nga ju hyn në xhami, mos të ulet derisa t’i falë dy rekate.” Mutefekun alejhi.
Nuk lejohet që të thirret ezani e as ikameti, siç ka transmetuar Muslimi nga Xhabiri: ''Jam falur me Pejgamberin salallahu alejhi ue selem jo një herë e dy (por shumë herë). Ka filluar namazin para hytbes pa e thërritur ezanin dhe kiametin."

Forma e namazit

Merren në rekatin e parë pas tekbirit fillestar dhe pa e lexuar eudhu bismelen gjashtë tekbire. Merren pesë tekbire në rekatin e dytë para leximit të Fatihasë, duke mos e numëruar atë që thuhet duke u ngritur nga rekati i parë. Është transmetuar nga Amër bin Shuejbi nga babai i tij, nga gjyshi i tij, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka marrë në namazin e Bajramit dymbëdhjetë tekbire: shtatë në rekatin e parë e pesë në rekatin e dytë.

10. Shkuarja nga njëra rrugë dhe kthimi nga një rrugë tjetër

Është sunet për atë që shkon për të falur namazin e Bajramit që të kthehet nga një rrugë tjetër e jo nga ajo që ka shkuar, që ta pasojë Sunetin e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, kur dilte ditën e Bajramit, e ndërronte rrugën.” E ka nxjerrë hadithin Imam Buhariu nga Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të.

11. Prej urtësisë së Bajramit
Prej urtësisë së Bajramit në sheriatin islam është që të shprehet gëzimi, kënaqësia dhe përgëzimi për plotësimin e ibadeteve si agjërimi, sadakaja (lëmosha), namazi, dhikri dhe që ta dinë armiqtë e Islamit se në fenë tonë ka pushim dhe gëzime. Po ashtu gëzohen fëmijët dhe gratë në këtë festë dhe arrihet lidhja mes muslimanëve.

12. Ki kujdes vëlla musliman!
Ki kujdes që të mos biesh në disa gabime si shumica e njerëzve, si për shembull kalimi i kohës me gjëra të ndaluara, siç janë dëgjimi i muzikës, festimi në vendet e ndaluara ku përzihen burrat e gratë, veshja e grave me veshje që nuk u ka hije muslimaneve, duke pretenduar se është ditë feste e hareje dhe njeriu duhet ta shprehë këtë në forma të ndryshme.

13. Për kë është festa e Bajramit?

Ka thënë Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Sot është Bajram për atë që dje i është pranuar agjërimi dhe namazi i natës. Bajram për atë që i janë falur mëkatet dhe i janë pranuar veprat. Sot për ne është Bajram, nesër për ne është Bajram dhe çdo ditë që nuk i bëjmë mëkat Allahut të Lartësuar për ne është Bajram.

Vëlla!
Nuk është festa e Bajramit për atë që është veshur me rroba të mira, por për atë që i shtohen ibadetet; nuk është Bajrami për atë që është zbukuruar me veshje dhe mjete udhëtimi, por për atë nga i cili Allahu e ka larguar hidhërimin.
Dhe së fundi, mos harro vëlla që të veprosh vepra të mira: të mbash lidhjet dhe të vizitosh të afërmit dhe farefisin, ta harrosh hidhërimin, zilinë dhe urrejtjen kundër tyre dhe ta pastrosh zemrën nga këto sëmundje. Mos harro ndihmën për të varfrin dhe jetimin, mos harro t’i gëzosh kur njerëzit janë të gëzuar, kurse ata janë të mërzitur e të hidhëruar.

Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin salallahu alejhi ue selem!
avatar
xoninet
SUPER ADMINISTRATOR 100 %
SUPER ADMINISTRATOR 100 %

Male
Numri i postimeve : 330
Sa vjeq\e jeni : 33
Nga jeni : KOSOVA
Hobi juaj : SPORT
Sheno vendodhjen tënde : këtu jam
Reputacion : 1
poenat : 346896
Data e rexhistrimit : 26/02/2009

http://xoninet.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Lotë, pasha Allahun, lotë!!!

Mesazh nga xoninet prej Sat 14 Mar 2009, 22:56

[size=18]Lotë, pasha Allahun, lotë!!!





[/sizeNëse titulli s’ju bën të lotoni, atëherë le t’ju bëjë ndjenja që ngërthen ai titull!

Ramazan, o i bekuar! A bën të përmendim, vallë, ndonjë gjë më parësore se na i ke gëzuar fytyrat neve muslimanëve të këtij rruzulli?! A e di, o Ramazan, se sa urata janë shkruar e janë shpërndarë si rezultat i ardhjes sate? Po sikur ta dije se sa të kemi dëshiruar që të jesh në mesin tonë! Të kemi dëshiruar dhe të dëshirojmë, o muaji ynë i shumëpritur, se ti je edukuesi ynë! Ti je që na i ke dëlirësuar shpirtrat tanë dhe na i ke zgjeruar ato njëkohësisht.
Përgjithësisht, kur na cingërron telefoni me porosi se do të na vijë dikush i lartë për nga pozita, menjëherë i zgjedhim rrobet më të bukura për t’i veshur... Sidoqoftë, Ramazani nuk llogaritet prej vizituesve të atillë! E keni parë, o ju bashkëshortë, se si gratë e devotshme përgatiten e rregullohen për burrat e tyre, kur këta vijnë nga puna në të cilën kanë qenë për kohë relativisht të gjatë?! Megjithatë, Ramazanin ne nuk e konsiderojmë ashtu siç i konsiderojnë burrat e vet robëreshat e devotshme të Allahut! Për më tej, si shembull të radhës marr t’jua rrëfej ndjenjat e miqve të zemrës që takohen një herë në muaj dhe i ndajnë emocionet e tyre me shumë gëzim e buzëqeshje në fytyrë. Ramazani i sfidon të gjithë këta!
Ramazani është shumë i madh. Ai është njëmend ëndje-sjellës dhe të bën që të të dridhet trupi kur flet për të. Të dridhen duart kur shkruan për ta përshkruar. Të pengojnë lotët kur e lavdëron. Të çiltërsohet zemra kur e kujton. Dëlirësohesh i tëri kur vjen ai. Dëlirërësohesh për shkakun se Allahu e ka bërë dëlirësues për zemrat e besimtarëve. Çdo besimtar, pra, e dëshiron për vetë shkakun se ai është aq i dashur, sa nuk ngopesh së kujtuari për të. Kujton për të dhe e shan veten duke pasur në mendje fjalët: “Ah, pse nuk e shfrytëzova më shumë? Pse nuk e shfrytëzova më shumë e të fitoja edhe më shumë faljen e Zotit???”. Më tej, në vazhdën e operacioneve tjera psikologjike në kokë, e merr, në njërën anë, vlerën e muajit të Ramazanit dhe madhështinë e justifikimit të Zotit kundrejt robërve, në anën tjetër. Për një moment mendja provon t’i bashkojë këto të dyja dhe, auf, çfarë drite rrezatojnë!!! Ah, po më qan zemra, nëse sytë ende po përmbahen! Po më qan shpirti, nëse trupi nuk tregohet! Do të më agjërojë, pra, në dashtë Zoti, i tërë ky trup imi, në mos agjëroftë lukthi! Ka të këtillë shumë! Allahu i Lartësuar ua pranoftë këtë agjërim “vullnetar”...!
Po mundohem, o vëllezër të zemrës sime, që të mbledh sa më shumë emocione për ta përshkruar këtë muaj të bekuar, por ja që zemra-aparati që e kam në trup nuk po më jep leje të thellohem më tepër për shkak të mosqëndrueshmërisë në raste të rritjes së tyre (emocioneve). Po mbahem, për rrjedhim, me atë vockëlinën e poseduar timen dhe po ia bëj të Lartmadhëruarit një kërkesë që më parë ia pati bërë artistikisht një zë i ëmbël, edhe atë: “Ah, sikur Zoti ta ban që çdoher’ t’jet’ Ramazan!”...
Nëse dëshironi t’ju dua diku pak më pak se Ramazani, më këshilloni, më korrigjoni, më shtoni në duatë tuaja dhe më jepni ndonjë buzqeshje kur të takohemi! Allahu na takoftë edhe në Ramazanin tjetër dhe, përfundimisht, edhe në Xhennetin e Tij! Amin!
Ty, o Ramazan i dashur, të faleminderit për vizitën! Eja edhe në vitin e ardhshëm!!!
avatar
xoninet
SUPER ADMINISTRATOR 100 %
SUPER ADMINISTRATOR 100 %

Male
Numri i postimeve : 330
Sa vjeq\e jeni : 33
Nga jeni : KOSOVA
Hobi juaj : SPORT
Sheno vendodhjen tënde : këtu jam
Reputacion : 1
poenat : 346896
Data e rexhistrimit : 26/02/2009

http://xoninet.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi