Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruarAnëtari më i ri ardian
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi
Kërko
T'i gëzosh muslimanët... art i shpirtrave të bardhë

Gëzim i papërshkrueshëm kaplon zemrën e njeriut, kur ai i gëzon të tjerët, kontribuon për gëzimin e tyre ose ua lehtëson dhembjen... është gëzim që mund ta ndjejnë vetëm shpirtrat e pastër si loti, të cilët vazhdimisht kanë një shpresë – të arrijnë kënaqësinë e Zotit dhe një preokupim – të gjenden në çdo rrugë të hairit.
Kjo jetë është përplot lodhje, vështirësi, sprova, probleme e dhembje, sado që largohen ato, së shpejti kthehen në vuajtje, në asnjërën prej tyre nuk ka momente të çiltra, përpos momenteve të adhurimit të sinqertë që bëjmë kundrejt Zotit të botëve.
Njerëzit, të gjithë njerëzit, kanë nevojë t’u shtrihet dora e mëshirës, që do t'i qetësojë në momentet e fatkeqësisë, do t'ia lehtësojë dhembjet dhe do t’ua lagë fytin kur ato i mbulon thatësia...
Ata që kanë përvojë më të madhe në këtë jetë e dinë bindshëm se njerëzit me nam më të madh janë ata që i këshillojnë të tjerët me dije të dobishme, ata që i shpëtojnë të tjerët nga problemet, ata që ua lehtësojnë të tjerëve vështirësitë dhe ata që japin mundin t'i gëzojnë të tjerët.
Ndalu pak, të shikojmë rastin interesant, kur njëri prej shokëve të Dërguarit, salAllahu alejhi ue selem, thirri një mysafir që desh ta nderonte dhe t’i falte gëzim, mirëpo ushqimi s’mjaftonte, kështu që shoi qiriun dhe shtirej se është duke ngrënë derisa mysafiri e sosi ushqimin dhe u ngop. Atëherë, zbret një ajet për të regjistruar këtë ngjarje të vogël në sy të njerëzve, por e madhe në peshoren e sjelljes dhe vlerave, prandaj Allahu vlerësoi këtë në shkallë të lartë, duke thënë: "...por duan t’u bëjnë më mirë të tjerëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë..." (Hashër 9).
Ata i jepnin përparësi ngopjes së lukthit të mysafirit, para lukthit të tyre, ata vlerësuan më të shenjtë gëzimin e shokut sesa gëzimin e vet, dhe kështu arritën një lloj tjetër të gëzimit, i cili është më i madh dhe më i lartë...
Përkujto së bashku me mua rastin e atij sahabiu që shpejtoi me tërë forcën drejt tre personave që kishin munguar nga lufta, me qëllim t'u kumtonte lajmin e gëzuar se Allahu ua kish falur gabimin e t'i mbushte ato zemra me dashuri, gëzim, lumturi dhe ngazëllim. Ai, madje, nuk duroi të arrinte tek ata, por prej së largu thërriste me tërë zërin që kishte: O Ka'b b. Malik, myzhde... Ka'bi rrëfen: Menjëherë u përula në sexhde, se e kuptova që kishte ardhur rrugëdalja, ngase Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, pas namazit të sabahut kishte lajmëruar njerëzit se Allahu na ka falur gabimin dhe njerëzit me të shpejtuar vinin të na uronin, te dy shokët e mi kishte shkuar dikush tjetër, ndërsa drejt meje ish nisur me kalë njëri që para meje kishte pranuar Islamin dhe kur arriti te kodra, zëri i tij vinte më shpejtë se kali; kur dëgjova nga ai lajmin e gëzuar, hoqa rrobat e mia dhe ia dhurova atij pasi më dha myzhdenë, ndërsa nuk kisha rroba të tjera. Pas kësaj, huazova rroba dhe dola me shpresën për të takuar Resulullahun, salAllahu alejhi ue selem, ndërsa njerëzit grupe-grupe më takonin e më uronin pendimin. Kur e përshëndosha të Dërguarin, salAllahu alejhi ue selem, fytyra e tij shkëlqente nga gëzimi dhe më tha: "Gëzohu me këtë mirësi, që nuk të ka kapluar që nga dita kur të lindi nëna".
Shiko çfarë gëzimi e kaploi të Dërguarin, salAllahu alejhi ue selem, dhe shokët e tij me rastin e kësaj mirësie që i ndodhi shokut të tyre, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.
Përveç kësaj, lexo edhe këtë hadith të vërtetë, Ebu Hurejre radijAllahu anhu rrëfen se i Dërguari salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: "Nga veprat që Allahu do më së shumti janë futja e gëzimit në zemrën e besimtarit, largimi i mërzisë, larja e borxhit të tij dhe t'i japë ushqim, kur ka nevojë". (Shënon Bejhekiu, Albani në Sulsiletu Sahiha nr. 1494 thotë se ky hadith është hasen).
Në një transmetim të Taberaniut thotë: "Vepra më e dashur tek Allahu, pas farzeve, është futja e gëzimit te myslimani, t'ia mbulosh të metat, t'ia zbusësh urinë ose t'ia plotësosh nevojat".
Ai gjithashtu shënon nga Ajsha, radijAllahu anha: "Kush fut gëzimin në një familje myslimane, Allahu do t'i japë vetëm një shpërblim: Xhenetin".
Po ashtu, shënuar nga Enesi: "Kush e takon vëllanë mysliman me diç për ta gëzuar, Allahu do ta gëzojë atë në ditën e Kiametit".
Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kush i heq myslimanit një brengë prej brengave të dynjasë, Allahu do t'i heqë atij një brengë prej brengave të Kiametit, kush ia lehtëson dikujt vështirësinë, Allahu do t'i japë lehtësime në dynja dhe ahiret. Allahu është në ndihmën e robit, përderisa ai është në ndihmë të vëllait tij".
Lexues i nderuar, kjo sjellje është ibadet, nëse kemi parasysh nijetin e mirë, madje, kjo është prej punëve më të dashura tek Allahu i lartësuar... Medito, pra.
Ndërsa shoqëritë – të cilat janë duke përjetuar konfliktet e shumta për interesa personale – janë të varfra për ta kuptuar këtë madhështi, e cila këlthet drejt nesh: Nxitoni të silleni butë me njerëzit, t'ua hiqni atyre brengat, t'ua lehtësoni dhembjet, t'i ushqeni të uriturit, t'ua lani borxhet borxhlinjve dhe ta gëzoni të dëshpëruarin.
Kur vetë thirrësit të mësojnë madhështinë e futjes së gëzimit te myslimani dhe të punojnë sipas saj, atëherë do të japin një shëmbëlltyrë të gjallë në një shoqëri që e kemi humbur prej disa kohësh.
Sa të lartë ishin ata njerëz të mirë, me shpirtra të bardhë, që vazhdimisht punonin për t'i gëzuar vëllezërit e tyre, pyesnin për hallet e tyre dhe kontribuonin për ta ndihmuar të dëshpëruarin, për ta shëruar të sëmurin dhe për t'ua zgjidhur problemet, pavarësisht çka u kushtonte kjo gjë: lodhje fizike, harxhim pasurish apo harxhim kohe. Të gjitha këto, me shpresë që të fitonin buzëqeshjen e të dëshpëruarit, e cila i gëzonte pamasë, dhe të hynte në listën e veprave të mira për Ditën e Takimit.
Sa mund kishte dhënë i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, me shpresë që t'i bënte dobi njerëzve dhe t'i gëzonte ata në dynja dhe ahiret. Ajsha radijAllahu anha, rrëfen se e kishin pyetur njëherë: A falej Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, ulur ndonjëherë? Po, atëherë kur e lodhën njerëzit. (Muslimi).
ElKasimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Plotësimi i nevojave dhe bërja e tyre pa ndonjë lutje është detyrë për vëllezërit, madje, ato kanë përparësi përpara nevojave personale.
Kjo është shkallë-shkallë, më e ulëta është: Plotësimi i nevojës së dikujt pasi të lut (kërkon) ai, mirëpo duke qenë fytyrëçelur, fytyrëqeshur dhe i gëzuar. Disa kanë thënë: Nëse kërkon nga vëllai që ta kryejë një punë dhe ai nuk e bën, përkujtoja sërish se ndoshta ka harruar, nëse tani nuk e kryen atëherë falja xhenazen dhe lexoje ajetin: "...ndërsa të vdekurit, Allahu i ngjall". Kishte prej gjeneratave të para, njerëz që interesoheshin për hallet e familjeve të shokëve deri në dyzet vjet pas vdekjes së shokut, shkonin çdo ditë për të shikuar nevojat e tyre dhe për t’u dhënë nga pasuria personale. Pra, mund të thuhet se ajo familje humbiste vetëm trupin e babait, madje, nga shoku i babait arrinin gjëra që nuk i arrinin sa ishte babai gjallë.
Kishte prej tyre që vinin te shtëpia e tjetrit, ua kryenin nevojat pa u vënë re nga shoku nevojtar, atëbotë ishte e dukshme dhembshuria dhe vëllazëria, ngaqë dhembshuria jote, nëse nuk arrin të ndjehet edhe me problemet e vëllait tënd, atëherë s'ka hair në atë dhembshuri. Mejmun b. Mehrani kishte thënë: "Nëse shoqërimi me dikë nuk të bën dobi, atëherë s'humbet asgjë edhe nëse armiqësohesh me të". Pra, nevoja e vëllait tënd për ty duhet të jetë sikur nevoja jote, madje, edhe më e rëndësishme.
Duhet të interesohesh kur ai ka nevojë dhe jo të tregohesh pavramendas për hallet e tij, siç interesohesh për hallet tua e jo ta detyrosh që ai të kërkojë ndihmë prej teje. Po ashtu, mos mendo se ai të ka ndonjë hak ty pse i ke kryer një problem, përkundrazi të ndjehesh mirë pse ka pranuar ndihmën dhe kontributin tënd". (Tehdhibu meu'idhatil mu'minin).
E kanë pyetur Imam Malikun: Cilën vepër do? “T'i gëzoj myslimanët, unë kam dhuruar veten në shërbim për të larguar brengat e myslimanëve” – ishte përgjigjur.
Ebu Seidi, Allahu qoftë i kënaqur me të, rrëfen: “Gjatë një udhëtimi me të Dërguarin, salAllahu alejhi ue selem, erdhi një njeri me një kafshë të tij e filloi të lëshojë shikimin djathtas-majtas (mos vallë do ta ndihmonte kush), ndërsa Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, tha: “Kush ka kafshë tepër, le t’ia japë atij që nuk ka, kush ka nozull më shumë, le t’i japë atij që nuk ka” dhe përmendi disa lloj pasurish saqë u bindëm se nuk kemi hak në pasurinë shtesë”. (Muslimi 3258).
Njeriut të mirë nuk i fshihen metodat e futjes së gëzimit te vëllai mysliman. Ai e përgëzon me myzhde, i tregon lajmet e mira që i priste, ia lan borxhin, i jep dhurata, ia shpreh dashurinë që ka kundrejt tij për hir të Allahut, tregon bujarinë ndaj familjes së vëllait, fëmijëve apo shokëve të tij, ia mëson ndonjë dije të dobishme, e nderon në mesin e të tjerëve, nxiton t’ia plotësojë dëshirat çdoherë, e këshillon me të mirë në të mirë si dhe shumë metoda tjera, që dihen dhe janë të njohura, por kjo është vetëm përkujtim. Madje, mund ta gëzosh vëllain mysliman duke thënë vetëm një fjalë të vetme mirësie, duke bërë një buzëqeshje të sinqertë ose duke e përshëndetur për dore ngrohtësisht. Medito, pra.
Autori: Halid Rusheh
nga arabishtja: Omer BERISHA
Marrë nga revista Albislam nr.57

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi