Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruarAnëtari më i ri ardian
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi
Kërko
Ajo vello aq e hijshme
Ajo vello aq e hijshme
Ajo vello aq e hijshme
Nje grua e veshur me te zeza gjer ne kyçet e kembeve, e mbuluar me shami apo shall, shetit nder rruget e Evropes apo te Amerikes se Veriut, e rrethuar nga gra te tjera te veshura me kanatiere, minifunde apo pantallona te shkurtra.
Shkruan: Naomi WOLF
Shetit nen hijen e kartelave publicitare ne te cilat shfaqen foto te femrave te tjera me gjeste tejet provokuese, te cilat sperdridhen duke mbajtur veshur vetem te brendshmet e shpesh here shfaqen gati te zhveshura.A mund te paraqitet ndonje imazh me domethenes per te ilustruar sikletin qe paraqesin traditat dhe zakonet sociale Islame per Perendimin apo dhe anasjelltas?
Betejat ideologjike, shpesh fushebetej kane trupat e grave, dhe islamofobia perendimore nuk perjashtohet nga ky fenomen. Kur Franca ndaloi mbulesen neper shkolla, perdori hixhabin (mbulesen islame) si embleme te vlerave perendimore ne nje kend veshtrim te pergjithshem, duke perfshire ketu edhe statusin e femres muslimane. Ne perjudhen kur Amerikanet pergatiteshin per te pushtuar Afganistani, u be nje propagande tejet negative per talebanet kinse ata nuk i lajonin femrave produktet kozmetike dhe bojrat per flore; kur u rrezua regjimi i talebaneve, gazetaret perendimor e nenvizonin dhe shpesh here duke e theksuar faktin se femrat kishin hequr mbulesen.
A mos valle ne ne perendim jemi duke keqkuptuar rrenjesisht zakonet thellesisht intime te muslimaneve, dhe ne menyre te veçante kuptimin qe ka velloja dhe mbulesa ne pergjithesi (hixhabi)? A mos valle jemi te verber perball atyre qe ne i kemi damkosur si shtypes dhe kontrollues te grave?
Perendimi e interpreton hixhabin si ndrydhes te femres dhe ndrydhes te intimitetit te tyre. Por kur udhetoja neper Vendet muslimane, isha e ftuar te merja pjese ne takime te organizuara veçanerisht per femra brenda neper shtepite e muslimaneve, mesova se sjellja e muslimaneve kundrejt pamjes se tyre dhe intimitetit femeror nuk i ka rrenjet e saj ne ndrydhjen, por ne nje ndjenje te forte te publikes kundrejt privates, te asaj çka i detyrohesh Zotit dhe asaj çka i detyrohet te shoqit. Pra nuk eshte Islami qe e shtyp intimitetin , por ne te gjendet nje ndjenje shume e forte e kuptimit se si duhet drejtuar ne menyren me te sakte dhe te duhur: drejt marteses, drejt lidhjeve qe mbajne jeten familjare, drejt lidhjeve qe mbrojne shtepine dhe ngrohtesine qe fal ajo.
Jasht mureve tipike te shtepive muslimane qe kam vizituar ne Marok , Jordani dhe Egjipt çdo gje kishte pamjen e modestise dhe seriozitetit. Por brenda mureve te shtepive grate dukej se ishin te interesuara per terheqjen, joshjen dhe kenaqesine si çdo grua tjeter ne bote.
Ne shtepi, ne kontekstin e intimitetit martesor, gjeje nje sasi te madhe te brendshme provokuese dhe kremrave per trupin. Videot e festave te dasmave qe me jane treguar, paraqesin kercimin tipik te nuses si pjese e mesimeve qe i japin asaj se si te behet nje femer e mrekullueshme, kercim, te cilin ja ofron me krenari te shoqit te saj. Kjo me bente te kuptoja se ndjeshmeria nuk eshte e pa njohur nga femrat muslimane. Per kundrazi, ajo konceptohet si nje pjese e qenies njerezore e cila burrat dhe grate nuk duhet ta paraqesin ne menyre te perzier haptazi dhe sheshazi – ne forme destruktive- ne syte e te gjitheve.
Shume nga grate muslimane me te cilat une bisedova nuk ndieheshin aspak te shtypura nga velloja apo mbulesa. Per kundrazi, ndiheshin te çliruara nga ajo qe kishin perceptuar si shikimi i pervjedhur perendimor, objektivisht, aspak sensual. Shume prej tyre me thonin se : << Kur mbaj veshjet perendimore, meshkujt me fiksojne, me kthejne ne nje grua "objekt", apo shpesh here e ndjej veten te perballem me modelet neper revista, nje model ky i zorshem per tu arritur, dhe jo vetem, por kjo veshtiresi rritet tek sa sheh veten se vitet kalojne, per te verejtur se sa e veshtire eshte per te qene gjithmone ne qender te vemendjes. Une ndiehem e rrespektuar.>> Me thene te drejten , edhe mendimi feminist nuk i qendron shume larg kesaj linje.
Nuk kaloi shume dhe ja qe kete liri e eksperimentova edhe une. Nje dite ne Marok mbatha nje "shallvar kamiz" dhe nje shami koke per te shkuar ne treg. Nje pjese e terheqjes qe ndjeja mbi mua mund t'ia mvishja kurjozitetit qe kishte kur shihje nje femer perendimore te veshur ne kete menyre, por tek sa vervitesha neper treg me kraharor te mbuluar, me format e kembeve te mbuluara dhe floket qe nuk te endeshin neper fytyre- ndjeva nje ndjenje te pa zakonte rehatie dhe qetesie. U ndjeva, ne nje fare menyre, e lire.
Femrat muslimane nuk jane vetem. Tradita kristjane ne perendim e pershkruan sensualitetin, qofte dhe ate martesor, si mekatare, ndersa islami dhe hebraizmi nuk kane pasur ndonjehere ate lloj ndarjeje midis shpirtit dhe trupit. Ne keto kultura seksualiteti i kanalizuar ne maredheniet martesore dhe i ruajtur ne ambientin familiar shihet si nje burim shume i madh i bekimeve dhe miresive prej Zotit.
Ne kete menyre mund te shpjegohet arsyja perse femrat muslimane dhe grate hebreje ortodokse jo vetem qe na pershkruajne ndjenjen e lirise se ofruar nga veshja e tyre modeste dhe nga floket e tyre te mbuluara, por ate e shprehin edhe ne jeten e tyre martesore, nivelet me te larta te hares ne krahasim me ate çka perjetohet ne Perendim. Kur seksualitei mbahet privat dhe i drejtuar nde rruge te konsideruara te shenjta- dhe kur bashkeshorti nuk e sheh gruan e tij (apo gra te tjera) gjysem te zhveshur gjithe diten- kur velloja dhe mbulesa bien ne shenjterine e shtepise bashkeshortore, mund te zbulohen ndjenja te thella dhe te fuqishme.
Nder djemte e rinj dhe te shendetshem ne Perendim, te rritur ne pornografi dhe ne imazhet provokuese ne çdo cep te rruges, deshira e manget seksuale gati esht kthyer ne nje epidemi. Eshte e thjeshte per te imagjinuar fuqine e ndjeshmerise ne nje shoqeri e cila i eviton keto, eksperiencat pozitive qe femrat- dhe meshkujt- mund te perjetojne ne nje kulture ne te cilen seksualiteti eshte i drejtuar ne menyre me teper tradicjonale. Qellimi im nuk eshte te denoj keshtu lideret feministe ne vendet muslimane te cilat e konsiderojne mbulesen si nje mjet per te kontrolluar grate. Mundesia per te zgjedhur eshte gjithçka. Por ajo çka perendimoret duhet te arrijne te kuptojne eshte se nese nje femer ne France apo ne Angli e cila zgjedh te mbaj hixhabin, nuk eshte donosdoshmerisht nje shenje ndrydhjeje. Ajo çka eshte me e rendesishme eshte se edhe kur ti vendos te mbash kanatjeren apo minifundin tend- ne nje kulture perendimore ne te cilen femrat nuk jan dhe aq te lira te plaken apo te evitojne dyqanet e luksit te Madison Avenue, dhe jo gjithmone jane te rrespektuara si nena, punetore dhe si qenie shpirterore- ja vlen te mendosh ne nje sfumature akoma me te gjere se çfare me te vertete eshte liria e femres.
Perktheu nga Italishtja: Vajada Keçi Manjani

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi