WWW.XONINET.NICETHEME.COM


Join the forum, it's quick and easy

WWW.XONINET.NICETHEME.COM
WWW.XONINET.NICETHEME.COM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posters
xoninet (330)
Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_lcap2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Voting_bar2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_rcap 
xsas (159)
Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_lcap2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Voting_bar2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_rcap 
stv2008 (56)
Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_lcap2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Voting_bar2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_rcap 
007 (10)
Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_lcap2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Voting_bar2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_rcap 
rida (7)
Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_lcap2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Voting_bar2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_rcap 
geni (3)
Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_lcap2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Voting_bar2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_rcap 
cari (1)
Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_lcap2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Voting_bar2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_rcap 
hacker (1)
Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_lcap2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Voting_bar2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_rcap 
besfort halimki (1)
Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_lcap2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Voting_bar2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_rcap 
ramizisia (1)
Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_lcap2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Voting_bar2Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Vote_rcap 

Sondazh
Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ardian

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve

Shko poshtë

Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Empty Tetë mësime të Ramazanit për të gjithë besimatarët

Mesazh nga xoninet Sat 14 Mar 2009, 22:52

Tetë mësime të Ramazanit për të gjithë besimatarët
Ramazani, muaji i nente ne kalendarin islam, eshte i vecante per Muslimanet si nje periudhe e bekuar qe i dedikohet agjirimit, pastertise dhe perkryerjes shpirterore. Pavaresisht ne se keni besim Musliman, Krisitian, Hebre apo jeni thjesht besimtare, ju nuk mund t'i lini pa e vleresuar qellimin e Ramazanit: te qenit i ndergjegjshem per Zotin me gjithe qeninen fizike dhe mirenjohjen e perulur per te gjitha bekimet qe Ai na ka dhene.
Arritja e ketyre qellimeve eshte e veshtire per cdo njeri. Por mbas 20 vjet agjerimi, une kam mesuar disa mesime shume te vlefshme qe e bejne eksperiencen e Ramazanit me te thjeshte dhe me shpirterore -- dhe si ta mbajme ate ndjenje te bukur gjalle gjate gjithe vitit -- mesime qe mund te ndihmojne kedo per ta bere jeten e tyre me shpirterore dhe pa komplikime. Vereni keto gjera, nese jeni Musliman qe agjeroni per vite me rradhe apo dikush qe kerkon me shume thellesi ne jeten e besimit.

1.Mbajeni Kujtimin e Zotit Brenda Vetes

Per Muslimanet: Beni dhikr (recitim i du'ave te shkurtra, ose lutje) ne heshtje kur jeni ne trafik, kur mbani rradhen, ose kur beni pune shtepie pa mbarim. Mbani tespi ne cante apo ne xhep dhe i perdorni per te numeruar lutjet apo du'ate.

Per te Gjithe: Kaloni kohen e lire me vemendjen tek Zoti ose ne meditim ne paqe eshte nje ide e mire per te gjithe. Mijera ore kalojne cdo vit rrgeve duke shkuar ne pune apo duke cuar femijet nga nje vend ne tjeterin. Pse te mos e perdorim kete kohe per te qetesuar mendjen, per te kujtuar veten qe ka nje Zot dhe per qene mirenjohes i atyre qe na jane dhene?

2.Vlersojeni Teknologjine, pastaj Lerni Ate Menjeane

Per Muslimanet: Ne Ramazanet e meparshem une gjithmone e aplikoja agjirimin edhe ne teknologji -- televizor, muzike, internet, dhe filmat, per 30 dite. Te gjithe kohen e lire e kisha dedikuar leximit te Kuranit, lutjeve, dhe afersise me familjen. Problemi eshte qe kjo nuk behet per nje kohe te gjate.

Keshtu gjeja me e mire eshte ta perdorim teknologjine me zgjuarsi: Perdorni e-mailet per te mbajtur kontakt me shoqerine dhe familjen, merrni lajmet nga televizioni dhe interneti, perdorni iPod-et per te degjuar lutjet e Kuranit. Dhe kur nevojat baze jane permbushur, fikini te gjitha dhe perdoreni kohen qe mbetet per lutje dhe afersi me njeri tjetrin.

Per te Gjithe: Perdoreni teknologjine per cfare ju nevojitet ne pune apo ne jeten familjare. Pastaj, ne vend qe te kaloni ore duke lexuar ne internet apo duke pare televizor, fikni gjithcka. Kaloni kohe me familjen apo ne meditim dhe lutje. Mund te filloni nga pak -- nje ore me pak internet apo televizor ne jave dhe pastaj duke e shtuar kohen.


3.Hani Buke se Bashku me Familjen

Per Muslimanet: Hapja iftarit se bashku si familje eshte me e lehte ne kohen e Ramzanit. Muslimanet kane kalendarin e henes qe e con Ramazanin 10 dite perpara cdo vit. Kete vit shumica e iftareve do te jete mbas ores 7:00 te darkes, kohe e pershtatshme per gjithe familjen per tu mbledhur bashke. Ngrenia e iftarit se bashku me gjithe familjen eshte nje rast shume i mire per te vleresuar agjerimin dhe per te diskutuar probleme shpirterore.

Per te Gjithe: Darka familjare eshte nje koncept qe theksohet shume nga organizatat familjare dhe sociale. Edhe disa stacione televizive tashme keshillojne "Gjeni kohe per tryezen familjare" Nje her apo dy here ne jave te ngrenit bashke eshte nje menyre e shkelqyer per te mbajtur njeri tjetrin prane dhe per te diskutuar probleme qe mund te kete familja.

4.Beni Bamiresi

Per Muslimanet: Kur u bera prind, e kisha shume problem qe nuk i beje dot ato gjera qe rekomandohen per Muslimanet ne kohen e Ramazanit; Te shkoja per tarawih apo te lexoja te gjthe Kuranin. Por nena dhe vjehrra ime me dhane nje keshille shume te mire: Cdo gje qe ben per familjen eshte bamiresi dhe nje menyre besimi ne Zot.

Me kete dua te them se Ramazani eshte nje kohe shume e mire per te bere menyra te ndryshme bamiresie: Vini nje konserve menjane dhe jepjani qendrave bamirese ne fund te muajit. Gatuani ushqime te ndryshme dhe i coni ne xhami per njerezit qe vine te hane iftar.

Per te Gjithe: Duke i pare gjerat qe beni per familjen dhe shoqerine si miresi qe jua di Zoti eshte nje hap me afer arritjes shpirterore. Por te dalesh jashte mundesive per te ndihmuar ne pune bamiresie nje here ne muaj, qofte kjo duke dhene para per bamiresi apo duke ndihmuar vullnetarisht ne jeten e komunitetit.
xoninet
xoninet
SUPER ADMINISTRATOR 100 %
SUPER ADMINISTRATOR 100 %

Male
Numri i postimeve : 330
Sa vjeq\e jeni : 39
Nga jeni : KOSOVA
Hobi juaj : SPORT
Sheno vendodhjen tënde : këtu jam
Reputacion : 1
poenat : 554396
Data e rexhistrimit : 26/02/2009

https://xoninet.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Empty Agjërimi i ditës së shtunë

Mesazh nga xoninet Sat 14 Mar 2009, 22:50

Agjërimi i ditës së shtunë
Agjërimi i ditës së shtunë


Për agjërimin nafile të ditës së shtunë, dijetarët janë në mospajtim. Disa prej tyre mendojnë se agjërimi i ditës së shtunë nuk lejohet, duke u argumentuar me hadithin në të cilin Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Mos agjëroni ditën e shtunë, përveç nëse jeni në agjërim të detyruar (farz)! Nëse ndonjë prej jush nuk gjen ushqim, atëherë le të marrë nga tungu i pemës dhe le të hajë prej saj!” Ebu Daudi, Ed Darmi, Ahmedi, Ibn Huzejme.

Lejth ibn Sad (një prej dijetarëve të hadithit) ka thënë: “ Nëse ky hadith përmendej në prani të Ibn Shihab ez Zuhrit, ai thoshte se ky është hadith himsij (i tansmetuar nga banorët e qytetit Himsij në Siri) dhe është në kundërshtim me hadithin e saktë.”

Mendimi i imam Zuhriut është mëndimi i shumicës së dijetarëve. Argument për këtë është hadithi i transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Asnjë prej jush mos të agjërojë ditën e xhuma, me kusht që të agjërojë një ditë para dhe pas saj!”

Kështu, shumica e dijetarëve janë argumentuar me këtë hadith se agjërimi në ditën e shtunë është i lejuar, pasi sipas hadithit të mësipërm ajo ditë vjen pas ditës së xhuma. Nga kjo qartësohet se agjërimi i ditës së shtunë nuk lejohet si ditë e veçantë, me përjashtim nëse ky agjërim është si vazhim i agjërimit të ditës së xhuma apo për shkak të agjërimit të ditës së Arafatit, ditëve të bardha apo ditës së ashuras.

Imam Tirmidhiu përmend mendimin e shumicës së dijetarëve duke cituar hadithin në “Sunenin” e tij :

“Kuptimi i të urryerit të agjërimit në ditën e shtunë është posaçërimi i kësaj dite me agjërim, pasi çifutët janë ata që e madhërojnë këtë ditë.”

Allahu e di më së miri.
xoninet
xoninet
SUPER ADMINISTRATOR 100 %
SUPER ADMINISTRATOR 100 %

Male
Numri i postimeve : 330
Sa vjeq\e jeni : 39
Nga jeni : KOSOVA
Hobi juaj : SPORT
Sheno vendodhjen tënde : këtu jam
Reputacion : 1
poenat : 554396
Data e rexhistrimit : 26/02/2009

https://xoninet.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Empty Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve

Mesazh nga xoninet Sat 14 Mar 2009, 22:48

Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve
[color=blue]Vërejtje rreth disa gabimeve të cilat bëhen gjatë Agjërimit siedhe disa hadithe të dobëta të cilat përmenden shpesh gjatë Ramazanit, e të cilat i Dërguari i All-llahut [SalAllahu Alejhi ve Selem] nuk i ka thënë.


Dhënia rëndësi dobive shëndetësore dhe shoqërore të agjërimit dhe të harruarit se agjërimi është lloj i veçantë i adhurimit të Allahut [subhanehu ve teala].

Të bërit natën ditë, e ditën natë me pagjumësi gjatë natës dhe fjetje gjatë ditës.

Të fjeturit në kohët e namazeve farz, e sidomos në kohën e namazit të drekës dhe atë të ikindisë.

Harxhimi i tepruar në ushqime dhe në llojllojshmërinë e tyre.

Të humburit e kohës në gjëra të kota dhe të padobishme.

Syfyri i hershëm dhe fjetja për namaz të sabahut.

Vozitja e shpejtë e mjeteve të udhëtimit pak para kohës së iftarit.

Nevrikosja e tepërt gjatë agjërimit, fyerja dhe ofendimi i të tjerëve.

Moskryerja e plotë e namazit të teravisë [më pak se tetë rekate] .

Mbledhja nëpër çajtore dhe kafene për lojëra dhe fjalë të kota.

Dëmtimi i agjërimit me gënjeshtra, përgojim, bartje të fjalëve dhe shaka të ndaluara.

Shfrytëzimi i Ramazanit si rast për fjetje, përtaci dhe moslëvizje.

Ibadeti në Ramazan dhe mospërfillja e tij para dhe pas Ramazanit.

Prezenca në xhamia gjatë Ramazanit dhe lënia e saj pas Ramazanit.

Mosndërprerja e hajes dhe pijes në fillim të ezanit të sabahut por vazhdimi deri në mes ose në fund të ezanit .

Disa njerëz merakosen nëse hanë dhe pinë pa qëllim duke menduar se e kanë prish agjërimin ose nuk e kanë të plotë atë, edhe pse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka bërë të qartë se nuk prish gjë, ngase atë e ka ushqyer dhe ia ka shuar etjen Zoti i tij.


Mostërheqja vëmendjes atij që ha dhe pi pa qëilim, duke e lënë atë të hajë dhe pijë, e cila gjë u jep shkas disave të cilët janë mëkatar që të hanë dhe të pinë haptazi në ditët e Ramazanit para njerëzve.



Vonimi i iftarit pas ezanit, edhe pse shpejtimi i bërjes së iftarit është sunnet në të cilin ka urdhëruar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]


Disa njerëz ndalohen prej përdorimit të misvakut pas agimit duke menduar se kjo çështje e njollos agjërimin e shëndoshë, edhe pse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka përdor misvakun duke qenë agjërueshëm dhe ate në fillim dhe në fund të ditës

Disa njerëz merakosen nëse zgjohen nga gjumi xhunubë (të papastër) duke menduar se kjo gjë e dëmton agjërimin e tij, ndërsa Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shpeshherë e ka zënë agimi duke qenë xhunub, e pastaj është larë dhe ka vazhduar agjërimin e tij.

Disa njerëz i bëjnë haram marëdhënie me gratë e veta gjatë netëve të Ramazanit, edhe pse All-llahu i Lartësuar thotë : "Natën e agjërimit u është lejuar afrimi grave tuaja,... ".

Disa njerëz i ndalojnë fëmijët e tyre të cilët nuk janë të moshërritur nga agjërimi duke u frikuar për ta se mos po lodhen, edhe pse sahabët, All-llahu qoftë i kënaqur me ta, i kanë urdhëruar fëmijët e tyre me agjërim, edhe pse fëmijët e tyre kanë qenë të vegjël, ashtu që kur kan qarë fëmijët e tyre prej urisë u kanë dhënë lojëra që të mashtrohen dhe që ta harrojnë ushqimin.


Të kaluarit shumicen e kohës në kuzhinat e tyre dhe mosshfrytëzimi i këtyre rasteve të mëdhaja që të pajisen me devotshmëri .



Disa prej grave merakosen nëse i përdorin kënë në ditët e Ramazanit duke menduar se ajo punë ua prish agjërimin, edhe pse këna nuk është prej sendeve që e prish agjërimin.



Disa prej grave i marrin fëmijët e tyre të parehatshëm në xhami me ç'rast u pengojnë atyre që janë duke u falur .


Disa prej grave lidhen në namaz pas imamit, edhe pse u kanë kaluar një apo më teper reqate, kur jep imami selam edhe ato japin selam. Ndërsa, ajo që kërkohet prej tyre është plotësimi i reqateve të cilat u kanë mbetur pa falë.

Mosdrejtimi i safëve dhe plotësimi i tyre dhe lënia e zbrazëtirave mes safeve të tyre kur janë në xhami.


Disa prej grave gjatë kohës së nifasit pastrohen para dyzet ditëve dhe megjithatë nuk agjërojnë derisa t'i plotësojnë dyzet ditë, edhe pse ajo që kërkohet prej tyre është që kur t'ju ndërpritet gjakderdhja në ditët e nifasit duhet menjëherë të vazhdojnë me namaz dhe agjërim, edhe nëse ndodhë kjo para dyzet ditëve .


Të shkuarit në namaz të teravisë vetëm vet me shofer të huaj të cilin nuk e ka farefis, me çka ka bërë një kundërvajtje fetare për shkak të namazit i cili namaz për të është mubah ose mustehab


Disa gra mendojnë se nëse pastrohen prej menstruacionit para agimit (imsakit) dhe nuk kan pasur mundësi që të pastrohen deri sa ka thirë ezani i sabahut, nuk duhet agjëruar atë ditë, pasiqë nuk ka arritur që të pastrohet, edhe pse ato duhet ta agjërojnë atë ditë dhe ju lejohet që të lahen edhe pas ezanit të sabahut .


Disa prej grave mundohen që të jenë sa më të devotshme gjatë këtij muaji, por nëse ju paraqiten atyre menstruacionet, i braktisin të gjitha punët e mira, edhe pse disa prej tyre janë të lejuara, siç janë: të bërit dua, dhikër, istigfar, tespih, të dhënurit sadaka, të dërguarit salavat mbi Muhammedin alejhi selam, të bërit mirë farefisit dhe njerëzve, të ruajturit e gjuhës prej thashethemeve e tj.

Të parfymosurit e disa grave gjatë shkuarjes së tyre në xhami, të cilën gjë e ka ndaluar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] .


Të shkuarit e disa grave në teravi, duke mos qenë të mbuluara me mbulesë islame të plotë, e cila gjë shpie deri në fitne dhe shkelje të regullave islame për të cilen gjë ka ndaluar All-llahu [subhanehu ev teala] dhe ka urdhëruar që femra muslimane të jetë e mbuluar dhe mos t'i shfaq stolitë e saj.


Disa prej grave parfymosen, pasiqë të hynë në xhami, edhe pse ky Iloj i të parfymosurit është i ndaluar .


Disa prej grave i ngritin zërat e tyre në xhami duke biseduar, duke bërë dua ose duke qarë, gjë që është e ndaluar pasiqë edhe kjo eshtë njëiloj i fitnes prej të cilës ka ndaluar All-llahu [subhanehu ve teala]


Shumica e grave angazhohen me gibet, përgojim dhe me thashetheme në muajin e Ramazanit me të cilën gjë e humbin sevapin e agjërimit dhe mbushen me mëkate

Disa prej grave muajin e Ramazanit e bëjnë muaj të përtacisë dhe gjumit, ashtu që shumicën e kohës e kalojnë në gjum, ashtu që aspak nuk i ndiejnë kënaqësi muajit të Ramazanit, po madje as që e kuptojnë hikmetin (urtësinë) e tij .


Disa prej grave nuk kujdesen aspak për vajzat e tyre të cilat hynë në moshën e pjekurisë, pasiqë siç e dimë nëna e ka për obligim që t'ia mësojë regullat e pastrimit mujor dhe kur e ka të lejuar të agjërojë e kur jo, ashtu që shpeshherë ndodhë që vajza e re të agjëron, edhe pse nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, por e bën prej mosdijes së regullave .

Të dalurit e grave në treg gjatë muajit të Ramazanit, e sidomos në dhjetë ditët e fundit të tij me arsye se duhet përgatitur për Bajram, gjë që i shkelë normat fetare dhe vjen deri te humbja e kotë e kohës dhe sevapit.



DISA HADITHE TË DOBËTA TË CILAT PËRMENDEN SHPESH GJATË RAMAZANIT E TË CILAT NUK I KA THËNË RESULULLLLAHU [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

1. Gjumi i agjëruesit është ibadet.


2. Agjëroni nëse dëshironi të jeni të shëndoshë.


3. Kush e ha një ditë të Ramazanit pa arsye, nuk mund ta zëvendëson atë, madje edhe nëse agjëron tërë jetën.


4. 0 All-llah i ynë lësho në ne bereqet në muajin Rexheb dhe Shaban dhe na bën të mundur që ta arrimë Ramazanin.


5. Kush e arrin Ramazanin në Mekke dhe falet në atë muaj sa mundet, All-llahu ia shkruan atij 100 mijë muaj të Ramazanit jashtë saj (Mekkes).


6. Sikur ta dinin njerëzit se ç'është Ramazani, do të kishin dëshiruar që tërë viti të jetë Ramazan .


7. Mos thuani Ramadani (Ramazani), sepse Ramadan është njëri nga emrat e bukur të All-llahut, por thuani muaji i Ramadanit (Ramazanit).


8. Për çdo gjë ka zekat, e zekati i trupit është agjërimi .


9. Me të vërtetë, All-llahu nuk lë askend prej muslimanëve, të cilët gdhinë ditën e parë të Ramazanit, e që mos t'ua kishte falë atyre gabimet .
[/color]
xoninet
xoninet
SUPER ADMINISTRATOR 100 %
SUPER ADMINISTRATOR 100 %

Male
Numri i postimeve : 330
Sa vjeq\e jeni : 39
Nga jeni : KOSOVA
Hobi juaj : SPORT
Sheno vendodhjen tënde : këtu jam
Reputacion : 1
poenat : 554396
Data e rexhistrimit : 26/02/2009

https://xoninet.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Empty Re: Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi