WWW.XONINET.NICETHEME.COM


Join the forum, it's quick and easy

WWW.XONINET.NICETHEME.COM
WWW.XONINET.NICETHEME.COM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 

Calendar Calendar

Top posters
xoninet (330)
Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_lcap2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Voting_bar2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_rcap 
xsas (159)
Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_lcap2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Voting_bar2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_rcap 
stv2008 (56)
Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_lcap2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Voting_bar2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_rcap 
007 (10)
Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_lcap2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Voting_bar2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_rcap 
rida (7)
Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_lcap2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Voting_bar2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_rcap 
geni (3)
Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_lcap2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Voting_bar2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_rcap 
cari (1)
Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_lcap2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Voting_bar2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_rcap 
hacker (1)
Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_lcap2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Voting_bar2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_rcap 
besfort halimki (1)
Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_lcap2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Voting_bar2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_rcap 
ramizisia (1)
Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_lcap2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Voting_bar2Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Vote_rcap 

Sondazh
Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ardian

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam

Shko poshtë

Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam Empty Xhihadi, dhuna, lufta dhe paqja në Islam

Mesazh nga xoninet Thu 19 Mar 2009, 12:42

A është bota islame e dhunshme nga vetë natyra e saj?

Autor: Tariq RAMADAN


A është bota islame e dhunshme nga vetë natyra e saj? Çka thotë Islami, sa i përket dhunës? A lejohet, inkurajohet apo bile mos obligohet?

Termi xhihad, që është bërë kaq i zakonshëm mes mediave, duket sikur ngërthen të gjitha frikat që ngjallin Islami dhe muslimanët. Në të vërtetë, çka s'është dëgjuar, sa i përket "luftës së shenjtë", mobilizimit fanatik të "të marrëve të Zotit", rreth kësaj "goditje të re nga ana e një integralizmi që synon pushtetin"? Bota Islame, e cila kohëve të fundit është qëlluar nga "korruptimi i xhihadit", ngjall frikë e tmerron mendjet.

Pra, kur flasim për dhunën qenka sikur të flisnim për xhihadin, prandaj, është shumë e rëndësishme që të definojmë dhe përcaktojmë aspektet e ndryshme të këtij koncepti. Në të vërtetë, si është e mundshme që një nga nocionet më të rëndësishme të Islamit ka ardhur që të shprehë një ndër karakteristikat më të paqarta të Islamit? Si është e mundur që një koncept kaq i fortë i spiritualitetit më intenziv të shndërrohet në simbolin më negativ të të shprehurit religjioz?!

Analizimi i ngjarjeve të historisë së kohës së fundit është përgjegjës në njërën anë, por shtrembërimi i takon një periudhe para Mesjetës, në anën tjetër. Kuptimi i një sërë nocionesh Islame, shumë shpejt është kufizuar në aplikiminin e një krahasimi të thjeshtë: kanë ndodhur kryqëzatat, ka ndodhur përhapja e Islamit; kanë ndodhur kryqëzatat e shenjta, pra, kanë ndodhur "luftrat e shenjta" – xhihadi i famshëm. E nëse Perëndimi, për fat të mirë, ka tejkaluar konceptin primitiv të luftrave religjioze, të kryqëzatave, spektaktori me siguri shtyhet të konstatojë që bota muslimane është shumë prapa ditëve të sotit, pasi që çdokund shohim grupe, lëvizje, parti e qeveri që thërrasin në xhihad, në luftimin e armatosur, në dhunën politike. Arsenali simbolik duket paksa mesjetar e obskurantist. Mirëpo, vallë, a do të ndryshojë ndonjëherë Islami??? Pyetja duket legjitime, por mënyra në të cilën shprehet vë në pah një tjetër keqkuptim për të cilin, megjithatë, sot lejohet të dyshohet se a ëshë, të paktën, pjesërisht i dëshiruar. Duhet t'i kthehemi burimit të konceptit të xhihadit e të kërkojmë të kuptojmë më mirë rëndësinë e tij shpirtërore dhe dinamike. Më pastaj, pikërisht nga ky kuptim mësohet ideja që, edhe pse Islami nuk mohon realitetin e konflikteve potenciale, shpirtërore apo të luftës, nuk mungon të shprehet edhe kur bëhet fjalë për një akt rezistence (sa i përket teprimeve të veta e opresorit në të njejtën mënyrë) që, në çfarëdo situate, duhet respektuar një sërë kushtesh për të legjitimuar rezistencën. Pas gjithë kësaj, në shkallën më globale, lufta në të cilën na thërret Islami është ajo e promovimit të drejtësisë mes shteteve, të drejtësisë sociale, të edukimit dhe të refuzimit të varfërisë. Bëhet fjalë për një luftë ndaj rrjedhave të njerëzve, kur teprojnë dhe përhapin shfrytëzimin, varfërinë e vazhdojnë të qëndrojnë në injorancë.


Arsyet e dhunës


Kur trajtohet problemi i luftës dhe i paqes në Islam, nuk mund të shtjellohet një diskutim që lidhet vetëm më një rrethanë të veçantë apo me një ngjarje, duke analizuar vetëm aktualitetin e "ndodhive" sociale e politike, por pa u kthyer edhe te burimet e Islamit që, në rast nevoje, duhet të shërbejnë, të paktën, si parametër me të cilin mund të elaborohet një mendim teorik.

Atëherë dhe vetëm atëherë na lejohet të analizojmë aktualitetin me qëllim që të dimë më mirë nivelin e besueshmërisë së një autori musliman në krahasim me një tjetër duke u bazuar në burimet islame. Në të vërtetë, duhet që çdo musliman, e me siguri edhe jomuslimanët të dinë se çka thotë Islami, sa i përket kësaj çështjeje delikate.

Së pari, duhet të dimë se cili është koncepti islamik i njeriut dhe i gjithësisë; pasiqë, tek e fundit, është e qartë se koncepti ynë i luftës lidhet me konceptim tonë rreth njeriut. Po qe se mendojmë që njeriu duhet të jetë engjëll, nuk duhet të ekzistojë problemi i luftës; në të kundërtën, po qe se mbrojmë idenë e një njeriut të afërm me bishat, nuk mund të ekzistojë çështje tjetër përveç luftës; nëse, së fundmi, mendojmë për një njeri që në një moment mund të rrëshqasë në me të keqen shtazësi, ashtu sikur mund të arrijë gradën më të lartë të spiritualitetit, atëherë do të bëhej fjalë për një çështje kontrollimi e mbarështimi, si të paqes ashtu edhe të luftës. Është e qartë se këtë konceptin e fundit na ofrojnë burimet islame: Kur`ani dhe tradita e Pejgamberit, alejhi selam.

Çfarë dhune?



Nuk ka ndonjë musliman apo muslimane që jeton në Perëndim e që të mos jetë pyetur mbi çështjen e luftës, e, më në përgjithësi, rreth asaj që ka të bëjë me situatën botërore dhe rregullin e saj.

Rendi aktual i botës është, thënë shkurt, i tmerrshëm. As luftrat nuk kanë shkatuar kaq vdekje saqë shkaton rregulli i botës i krijuar mes shekullit XIX e XX; ditëve të sotit 40.000 persona vdesin nga uria, nga të cilët 10.000 përafërsisht vdesin për shkak të borxheve. Rregulli botëror, shumë më para tekonologjive potente, para këtij globalizmit të famshëm, nuk ka shkaktuar kaq vdekje sa ata të dy shekujve të fundit e, në veçanti, ditëve tona. Llogaria është e thjeshtë: çdo dy ditë rregulli botëror aktual provokon ekuivalentin e bombës që qe lancur mbi Hiroshimë . Kjo e vërtetë mbi botën, kjo dhunë, nuk ndodh për shkak të armëve.

"Muslimanët e dhunshëm" – një pleonazëm...


Çdo ditë shfrytëzimi, dhuna, vdekja...megjithatë, sikur asgjë nga këto nuk qenka reale, vetëm armët duket se qenkan instrumente "lufte". Sipas mendimit perëndimor, bota Islame në këtë kuptim është më e "dhunshmja".

Samuel Huntington , në artikullin e tij të famshëm mbi "clash-in", konfliktin mes civilizimeve, vë në pah faktin që në të gjitha qendrat e lokalizuara përreth botës perëndimore ata që shkaktojnë përqindjen më të lartë të konflikteve i takojnë botës islame, civilizimit islam.

Nuk duhet ta mohojmë që, mjerisht, për nga shpeshtësia, bëhet fjalë për një realitet objektiv: dhuna e armatosur manifestohet në shumë vende islame. Megjithatë, shumë shpesh, duke u nisur nga kjo e dhënë, kërkohet të caktohet një lidhje që në mënyrë implicite bëhet rregull, e cila, më pastaj, shëndrrohet në provën : dhuna qenka një e vërtetë e vetë natyrës Islame. Natyrisht përfundimi është tragjik, por sot është një e dhënë e qartë. Njëfarë numri gazetarësh e vëzhguesish, nga mënyra se si e prezantojnë Islamin, lënë të kuptohet ideja që Islami është i dhunshëm nga natyra e vet...

"Një mungesë e tillë objektiviteti në lidhje me të kaluarën vë në rrezik marrëdhëniet tona të tanishme"


Në këtë mënyrë takojmë koncepte të vjetra, ide që i takonin Mesjetës e për të cilat mendonim se nuk përdoreshin më: në Islam ka një hordhi muslimanësh që dëshirojnë të imponojnë Islamin apo t'i kthejnë tjerët në fenë e tyre, me kordhë apo tjera armë në dorë.

Përsa i përket kësaj, njohim mendimin e Chateaubriand-it , një ndër shkrimtarët e mëdhenj françezë të krishterimit: "Për fat të mirë që ndodhën kryqëzatat sepse i kanë dhënë fund një përhapjeje të mundshme të ndjekësve të Muhametit, të cilët nuk durojnë dot nga dëshira për të imponuar ligjin e tyre!". Mendohej që koncepte të këtilla ishin tejkaluar, por nuk është kështu, ky i njëjti vizion i "rrezikut islamik", i "rrezikut të gjelbër" është shumë i rrënjosur ditëve të sotit.

Në një ndër veprat e tij, Bat Ye'or shpreh një koncept shumë të ngjashëm: "Sipas muslimanëve, pra, sipas burimeve islame, gjërat janë të thjeshta: ekzitojnë dy botë, dy parti, nga njëra anë muslimanët e nga tjetra jomuslimanët. Muslimanët i takojnë dar el-Islamit, jomuslimanët – dar el-harbit, botës së luftës, në të cilën nuk duhet bërë veçse dy gjëra: t'i kthejnë tjerët në Islam apo përpiqja për të aplikuar "sheriatin shtazor"; derisa nuk arrihet kjo muslimanët nuk do të jenë të kënaqur sepse religjioni i tyre nuk do të aplikohej siç duhet!".

Çka nënkupton e gjithë kjo? Shumë thjesht që dhuna në shtetet islame i takon vetë natyrës së Islamit. Ajo që Bat Ye'or lë të nënkuptojnë të gjithë lexuesit e tij është që Islami, nga natyra do të thotë, është një religjion pushtues që lejon përdorimin e armëve.

Natyrisht ky lloj interpretimi justifikon analizime të sipërfaqshme e jashtëzakonisht të rrezikshme. Sepse, nëse ndodhitë konfirmojnë, duke konsideruar edhe aktulitetin, që dhuna përhapet çdokund, e që supozimet teorike verifikohen, atëherë përfundimi është i qartë: Islami është një religjion i dhunshëm, pushtues, luftëdashës dhe se muslimanët nuk kanë më shumë se dy preokupime: t'i kthejnë tjerët në fenë e tyre apo të imponohen në çdo mënyrë, bile edhe me vepra terroriste.

Në këtë mënyrë kuptohet interpretimi i poshtëpërmendur, tinëzisht i propozuar, ai që ka të bëjë me konfliktin izraelo-palestinez. Ja një shembull: terrorizmi patjetër vjen veç nga njëra anë, e shteti i Izraelit "nuk bën gjë, veçse të mbrohet!".

Atëherë, muslimanët mund të thuan që feja e tyre nuk i nxit në luftë, që thjeshtësimet janë në të njëjtën mënyrë absurde, por nuk mund të kufizohen me refuzimin e përkatësisë. Përgjigjet e tyre duhet të bazohen si në aspektin historik, poashtu në vetë bazat e Islamit.

Shumë intelektualë kanë një ide veçanërisht të shtrembëruar mbi historinë e civilizimit Islam: një personazh i famshëm si Jacques Ellul guxon të shkruajë, në parathënien e tij në librin e Bat Ye'or-it, duke folur rreth përhapjes Islame, që "gjithçka ka ndodhur duke derdhur gjak". Fjalimi është i rëndë e pa sfumatura; definitivisht bëhet fjalë për një kundër-vërtetësi. Një mungesë e tillë objektiviteti në raport me të kaluarën vë në rrezik marrëdhëniet tona të tanishme, apo bile i vë në dyshim.

Faktikisht, duhet të përgjigjemi, e të përgjigjemi në mënyrë të qartë: duke filluar nga burimet tona, pastaj duke analizuar botën, duke bërë një analizim të situatës së tashme. Kjo analizë do të frymëzohet nga burimet, por duhet të ushqehet nga kuptimi i kontekstit botëror. Në të vërtetë, nuk kërkohet t'i kthehemi Kur`anit duke bërtitur: "Kur`ani dhe Pejgamberi na inkurajojnë në paqe. Atëherë e gjithë ajo çka ndodhë sot nuk është Islam!". Një përgjigje e tillë krijon më shumë probleme sesa zgjidhje. Është e obligueshme të thellojmë kuptimin e referimeve tona që të mund të japin një qartësim real e koherent.

Mjerisht nuk mundohemi mjaft në këtë aspekt e nuk ndalemi së ankuari rreth mungesës sonë të argumenteve. Në ndërkohë, jemi përgjegjësit e parë të kësaj gjendjeje. Kush, përveç një muslimani, duhet të përgjigjet kur bëhen kritika mbi referimet që ai i beson si të tij? Sa janë muslimanët që përgjigjen në mënyrë të qartë, modeste...të sinqertë? Shpresojmë që ky tekst të jetë një kontribut për një qëllim të tillë.



Përktheu nga italishtja: Rexhije AMETI


xoninet
xoninet
SUPER ADMINISTRATOR 100 %
SUPER ADMINISTRATOR 100 %

Male
Numri i postimeve : 330
Sa vjeq\e jeni : 39
Nga jeni : KOSOVA
Hobi juaj : SPORT
Sheno vendodhjen tënde : këtu jam
Reputacion : 1
poenat : 575496
Data e rexhistrimit : 26/02/2009

https://xoninet.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi