Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruarAnëtari më i ri ardian
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi
Kërko
Durimi dhe qëndresa
Durimi dhe qëndresa
Durimi dhe qëndresa
Njeriu i mençur nuk mohon se durueshmëria, qëndresa, këmbëngulja dhe paluhatshmëria janë kushte të fitores dhe se nuk ka fitore pa ahlak (moral). Nuk shënohet në tërë historinë njerëzore metodë, fe ose sistem i cili ndërton këto vlera në zemrat e ithtarëve të tij siç ka bërë Islami me muslimanët të cilët me çiltërsi e kanë bartur dhe kanë jetuar sipas tij. Pra, nuk duhet habitur me këtë, sepse Kur’ani, të cilin muslimanët e kanë marrë si udhëheqës, ka stimuluar ahlakun (moralin) e tillë dhe ua ka mbjellë në zemra kështu që kjo është bërë argument i të besuarit dhe të sinqeritetit të tyre në fe.
Kështu fjala sabër (durim) dhe fjalë të tjera me kuptim të njëjtë përmenden në Kur’an në treqind ajete. Shumë herë durimi është përmendur në kontekst me imanin (besimin) dhe shumë herë është përmendur në kontekst me xhihadin. Durimi nga njëra anë, është prodhim i besimit të sinqertë, kurse kusht i xhihadit dhe i veprave të mira, nga ana tjetër.
Allahu subhanehu we teala, thotë:
“O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut.” (Ali Imran, 200)
Allahu subhanehu we teala, duke i mësuar besimtarët me duatë (lutjet) më të mira, thotë:
“Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve!” (El-Mekare, 250)
“Pastaj Zoti yt, atyre që pasi u torturuan, migruan, mandej luftuan dhe qëndruan, dhe pas të gjitha këtyre vuajtjeve, s’ka dyshim se Zoti yt atyre do t’ua falë dhe do t’i mëshirojë (Ai është që fal, është mëshirues).” (En-Nahl, 110)
Për këtë Allahu subhanehu we teala, e ka bërë testament edhe këtë ahlak, që ai të dekorojë bashkësinë e besimtarëve. Allahu subhanehu we teala, thotë:
“Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” (El-Asr, 1-3)
Frytet e ahlakut të tillë janë durimi, trimëria dhe guximi. Në këto Kur’ani Famëlartë vazhdimisht udhëzon, Allahu subhanehu we teala, thotë:
“O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqëndrohuni…” (El-Enfal, 45)
Sa i përket trimërisë, mjafton fakti se Islami konsideron se të kthyerit e shpinës në ditën e konfliktit me armikun për muslimanin është një nga mëkatet e mëdha dhe një akt i rrezikshëm, Allahu subhanehu we teala, thotë:
“O ju që besuat! Kur të ndesheni në turmën (që lëviz ngadalë) e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën. Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose për t’iu bashkangjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e All-llahut dhe vendi i tij është xhehennemi. E ai është përfundim i keq.” (El-Enfal, 15-16)
Edhe i Dërguari sal’allahu alejhi we selem, na ka mësuar që t’i lutemi Allahut të Madhërishëm që të na mbrojë nga ligështia: “O All-llah, kërkoj mbrojtjen tënde nga brenga, dëshpërimi, këputja, ligështia, koprracia…” (Transmeton Buhariu)
Këto janë thirrjet e Zotit të botëve, drejtuar ushtarëve-besimtarëve të vet. Ato thirrje të cilat i kanë ndjekur ushtarët veç më prodhuan frytet, të udhëhequr nga i Dërguari sal’allahu alejhi we selem, shembullin dhe modelin më të mirë, më të durueshmin, më trimin, më të qetin. E kanë ndjekur edhe shokët e tij dhe e kanë marrë si model.
E shembujt e durimit të Pejgamberit sal’allahu alejhi we selem, qëndrimit dhe trimërisë së tij nuk mund t’i paraqiten as edhe në disa libra, në të cilat tregohet guximi i më të qëndrueshmit. Në Mekkë qëndroi në thirrjen e tij dhe ishte durimtarë ndaj vuajtjeve të kurejshëve. Sqaroi të vërtetën e cila iu shpall nga Allahu subhanehu we teala, dhe nuk lëshoi pe e as nuk u tërhoq nga ndonjë gjë e cila iu shpall.
Atëherë me vete nuk kishte as shpatë, as shigjetë dhe nuk i ishte urdhëruar të vrasë e as të luftojë, e mendo mirë rreth këtij interpretimi të cilin na transmetojnë librat e historisë dhe shiko trimërinë e hatashme të Pejgamberit sal’allahu alejhi we selem, dhe qëndrueshmërinë e tij.
Abdullah ibn Amr ibn Asi, radijallahu anhu, ka thënë: “E pashë udhëheqësin e kurejshëve një ditë kur ishin mbledhur në Qabe, kanë përmendur Pejgamberin sal’allahu alejhi we selem, dhe kanë thënë: “Asnjëherë nuk kemi duruar kaq shumë si me këtë njeri, i cili ëndrrat tona i konsideron të kota, i cili ka ofenduar të parët tanë, ka turpëruar fenë tonë dhe ka përçarë bashkësinë tonë dhe i cili i shanë adhurimet tona! Kemi ardhur me të deri te gjërat e mëdha”.
Përderisa ata bisedonin për këtë, u paraqit Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, duke shkuar drejt Qabes. Kaloi pranë tyre duke bërë tavaf (rrotullim) rreth Qabes, e ata e sulmuan me fjalë të ndyta. Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, vazhdoi më tej dhe kaloi pranë tyre për së dyti herë e pastaj vazhdoi rrotullimin edhe për së treti herë duke bërë tavaf. Ata e provokuan edhe me fjalë më fyese, e ai u përgjigj: “A dëgjoni, o grup i kurejshëve! Pasha Atë, në duart e të cilit është shpirti im, u kam ardhur si sakrificë për therje”.
Ata atëherë filluan të diskutojnë rreth atyre fjalëve dhe në mesin e tyre nuk mbeti njeri, e të mos dukej sikur shpeza t’i ketë rënë në kokë. Më të ashprit u këshilluan qetë dhe me mend mes vete. Më në fund njëri nga ata tha: “Shko, o Ebu Kasim, rrugës së drejtë, ti nuk je i paditur”. Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, atëherë u tërhoq. Të nesërmen, përsëri u mblodhën në dhomë edhe unë isha me ta (i pranishëm). Në mes vete flisnin: “A ju kujtohet se si vepruat ndaj tij, e si ndikoi fjalimi i tij ndaj jush. Kur ai fillon me atë që ju nuk e doni, bashkoheni kundër atij. Duke biseduar për këtë, paraqitet Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem. Ata me vrap iu afruan atij dhe e rrethuan duke i thënë: “A ti je ai i cili mbrëmë foli…” Atë që kanë dëgjuar mbi poshtërimin e adhurimeve të tyre dhe fesë së tyre. Atëherë Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, tha: “Po, unë jam ai i cili e tha atë”. (Transmeton Ibn Hisham në Siretu-n-nebevijjeh)
E pabesueshme është kjo kokëfortësi e kurejshëve dhe trimëria që nuk e ka shokun në kohën kur nuk kishte mbështetje e as ndihmë nga asnjë njeri tjetër. Mjafton ta dish se Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, në Medine ka udhëhequr muslimanët më pak se dhjetë vjet në njëzet e tetë beteja, në të cilat është shquar trimëria e tij, rëndësia, durimi dhe qëndresa në mënyrën e cila habit mendjen e njeriut, e cila frymëzohet në zemër dhe nxit admirime të mëdha.
Ali ibn ebi Talibi ka thënë: Kur ishte dita e betejës në Bedër, u frikuam për të Dërguarin e Allahut të Madhërishëm nga e keqja e mushrikëve, kurse ai ishte më i flakti në mesin tonë dhe askush nuk ishte më afër mushrikëve (mosbesimtarëve) se ai”. (Transmeton Ibn Xheuvzijje)
Aliu radijallahu anhu, gjithashtu ka thënë: “Në të vërtetë jemi frikuar për Pejgamberin sal’allahu alejhi we selem. Kur keqësohej situata dhe ndizej lufta, pashë, në ditën e Bedrit kur kërkuam strehim pas Pejgamberit sal’allahu alejhi we selem, se ai ishte më afërt armikut”. (Transmeton Ibn Xheuvzijje)
Ka thënë El-Bera ibn Azibi, që e ka shënuar imam Buhariu: “Kur shtohej ashpërsia e luftës, mbështeteshim te Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem. Në të vërtetë njeriu trim atë e merr për shembull”.
Enesi, radijallahu anhu, ka thënë: “I Dërguari i Allahut të Madhërishëm ishte më i mirë, më trimi dhe njeriu më i shpejtë. Ndodhi një ngjarje e fuqishme në Medine dhe njerëzit dolën para thirrjes. I priti i Dërguari sal’allahu alejhi we selem, i cili veç më i kishte kaluar në thirrje, sepse kishte kuptuar se çka ndodhë dhe i ka hipur kalit pa shaluar. I ngushëlloi me fjalët: “Mos u brengosni”. (Transmeton Muslimi)
Qëndresa e Pejgamberit sal’allahu alejhi we selem, në Uhud, Hendek, Hunejn dhe në betejat tjera shumë mirë është e njohur. Edhe në të shumtën e betejave durimi, qëndrueshmëria dhe trimëria e tij ishin elementet e para të cilat sollën fitoren nga Allahu i Madhërishëm. Edhe shokët e Pejgamberit sal’allahu alejhi we selem, ishin model dhe shembull në këtë ahlak (moral) të vyeshëm, të cilin e mësuan nga Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem. E si të mos jenë, kur burimi i tyre është Kur’ani Famëlartë, e udhëheqësi i tyre më trimi në mesin e trimave Muhamedi sal’allahu alejhi we selem.
Në të vërtetë, trimi edukon trima, e shembujt e durimit dhe qëndrueshmërisë së tyre kanë mbushur shumë vepra të shkruara. Ja, kush dëshiron t’i marrë shembull: Në Mekke muslimanët e parë kanë përjetuar vuajtje të rënda, maltretime, keqtrajtime, uri të madhe, por mbetën të qëndrueshëm në të vërtetën, të cilën sinqerisht e bartën me vete; pastaj lanë pasurinë e tyre, familjen dhe vendlindjen, mënjanuan gjërat e kësaj bote dhe me vete bartën da’vetin (thirrjen) dhe fenë e tyre sepse ishin në shkallë të lartë të sabrit (durimit).
Në Medine kanë luftuar dhe i qëndruan në luftën e tyre urisë, etjes, në humbjen e pasurisë dhe jetës derisa Allahu subhanehu we teala, i bëri fitimtarë: fitimtarë të fesë së Allahut të Madhërishëm, Ubejj ibn Ka’bi radijallahu anhu ka thënë: “Kur erdhi Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem dhe shokët e tij në Medine, arabët i vënë në situatë të rëndë, ashtu që nuk ngrypsën, e të mos ishin nën armë, e as që aguan pa ato, thanë: “Shikoni, ne jetojmë derisa nuk ngrysemi të sigurt e të qetë dhe nuk i frikohemi askujt tjetër pos Allahut të Madhërishëm”. Dhe u shpall ajeti kur’anor:
“Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira Allahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë…” (En-Nur, 55)
Rreth ngjarjeve që kanë të bëjnë me sabrin, qëndresën ndaj vuajtjeve dhe këmbënguljes së tyre, Muhammed ibn Sirini ka thënë: “Në të vërtetë, kishte prej shokëve tëPejgamberit sal’allahu alejhi we selem, të cilët vinin në situatë që tre ditë s’kishin çfarë të hanë dhe merrnin lëkurën, e piqnin dhe e hanin, e kur nuk gjenin asgjë, merrnin gurrë dhe e kullonin palcën nga lëkura”. (Et-Tergibu ve-t-terhib)
Ebu Hurejra radijallahu anhu, ka thënë: “Një ditë dola nga shtëpia dhe u nisa kah mesxhidi, përveç urisë nuk më detyroi asgjë tjetër që të dal (nuk kisha obligime). Takova një grup të shokëve të Pejgamberit sal’allahu alejhi we selem. Ata thanë: “O Ebu Hurejre, çfarë të nxori nga shtëpia në këtë kohë?! Nuk më nxori asgjë tjetër përveç urisë, u thashë atyre. Edhe neve, për Zotin përveç urisë asgjë tjetër nuk na nxori”, thanë ata. Atëherë hymë te Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem. Ai pyeti: “Çfarë ju solli në këtë kohë?” “O i Dërguari i Allahut, uria na solli”. Atëherë Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, solli një enë (pjatë) me hurma, çdonjërit na ndau nga dy (hurma): “Hani këto hurma, pas tyre pini ujë dhe do ta keni mjaft për këtë ditë”. Unë thashë: “E hëngra njërën hurmë, kurse tjetrën e lash. Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, pyeti: “O Ebu Hurejre, përse e ndave këtë hurmë?” Iu përgjigja: “E ndava për nënën time”. Atëherë Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, tha: “Haje atë, do të fitosh për atë dy hurma tjera”. (Hajatu-s-sahabeh)
Në ditën e betejës El-Ahzab, Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, dhe shokët e tij groponin hendekun, e në stomak shtypnin gurë të urisë. (Fet’hul Bari)
Në betejën e Tebukut, Omeri radijallahu anhu tha: “U nisëm drejt Tebukut nëpër vapë të madhe, kur morëm pozitat, na kaploi etja, ndjenim sikur grykat do të na pëlcasin. Njëri e their devenë e vet, nga caliku e saj nxori ujin dhe piu, kurse atë që mbeti e la mbrenda. Kjo e shtyri Ebu Bekr Es-Siddikun të thotë: “O i Dërguari i Allahut, në të vërtetë Allahu të ka premtuar, se duanë (lutjen) më të mirë do ta pranojë, drejtohu Allahut me lutje për ne!” Ai e pyeti: “Në të vërtetë e dëshiron këtë?” Ky iu përgjigj: “Po, e dëshiroj atë”. Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, atëherë ngriti duart kah qielli dhe nuk i lëshoi përderisa qielli iu përgjigj dhe filloi të bie shi i imët, e më pastaj filloi të rrjedhë. Ne mbushëm me ujë gjithçka që kishim, dhe shikonim shiun si bie…” (Ibn Kethiri në “Es-Siretu-n-nebevijjeh”)
Imam Ahmedi dhe En-Nesaiu nga Ebu Rejhane radijallahu anhu, shënojnë se ka qenë në një betejë me të Dërguarin e Allahut dhe ai ka thënë: “U ngjitëm një natë deri në Sheref (emër i kodrinës) dhe na kaploi i ftohti, ashtu që pashë njerëz se si gropojnë gropa, e njëri nga ata kishte hyrë në të dhe përmbi kishte hedhur mbrurojë të lëkurës”. (Hajatu-s-sahabeh, nga Halebia)
As’habët krahas urisë dhe etjes kanë duruar dhe u kanë përballuar plagosjeve dhe sëmundjeve. Shembuj për këtë janë: Hibab ibnul Erti ka thënë: “E pashë Hamzën radijallahu anhu, kur vdiq; nuk gjetëm tesha për ta mbuluar përveç gunës së vogël. Nëse me të ia mbulonim këmbët, i dukej koka; e nëse ia mbulonim kokën i dukeshin këmbët. Me gunën ia mbuluam kokën kurse te këmbet i vëmë iz’har (bimë me aromë të këndshme). (Hajatu-s-sahabeh, nga Halebia)
Shënohet nga Ebu Es-Saibe, radijallahu anhu, se një njeri nga Benu Abdulesh’her ka thënë: “Unë dhe vëllai im kemi marrë pjesë në betejën e Uhudit dhe nga ajo u kthyem të plagosur. Kur tellalli (lajmëtari) i Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, thirri për daljen në ndjekjen e armikut i thashë vëllait tim: “Vëlla, ta lëshojmë betejën me të Dërguarin sal’allahu alejhi we selem? Pasha Allahun, nuk kishim kafshë (kalë) për të kalëruar; me vete nuk kishim asgjë tjetër përveç plagëve të rënda dhe dolëm me të Dërguarin sal’allahu alejhi we selem. Unë isha më lehtë i plagosur nga vëllai im, e kur ai nuk mundej, e bartja një kohë dhe ecja, derisa arritëm në vendin e duhur”. (Ibn Kethiri në “Es-Siretu-n-nebevijjeh)
Përmendëm të dhëna se ata të cilët dolën pas kurejshëve pas betejës në Uhud kah v endi Hamrau-l-Esed, ishin as’habët e njëjtë të cilët morën pjesë në betejën e Uhudit. Ata u nisën në ekspeditë edhe pse ishin të lodhur e të plagosur dhe nuk i kushtuan rëndësi shërimit të plagëve. Në mesin e tyre kishte edhe nga ata që kishin nga nëntë plagë siç ishte Usej ibn Hadir, radijallahu anhu, dhe Ukbe ibn Amr radijallahu anhu, kishte edhe me dhjetë deri njëzet plagë si Ka’b ibn Malik radijallahu anhu, dhe nga ata të cilët kishin më shumë se shtatëdhjetë plagë si Talha ibn Abdullah, radijallahu anhu. (Hajatu-s-sahabeh, nga Halebia)
Dr. Muhammed Ne'im Jasin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi