WWW.XONINET.NICETHEME.COM


Join the forum, it's quick and easy

WWW.XONINET.NICETHEME.COM
WWW.XONINET.NICETHEME.COM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 

Calendar Calendar

Top posters
xoninet (330)
Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_lcap2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Voting_bar2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_rcap 
xsas (159)
Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_lcap2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Voting_bar2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_rcap 
stv2008 (56)
Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_lcap2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Voting_bar2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_rcap 
007 (10)
Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_lcap2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Voting_bar2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_rcap 
rida (7)
Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_lcap2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Voting_bar2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_rcap 
geni (3)
Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_lcap2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Voting_bar2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_rcap 
cari (1)
Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_lcap2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Voting_bar2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_rcap 
hacker (1)
Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_lcap2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Voting_bar2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_rcap 
besfort halimki (1)
Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_lcap2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Voting_bar2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_rcap 
ramizisia (1)
Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_lcap2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Voting_bar2Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Vote_rcap 

Sondazh
Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ardian

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s

Shko poshtë

Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s Empty Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s

Mesazh nga xsas Thu 19 Mar 2009, 16:22

Shkruan Ulvi fejzullahu
Në muajin e lindjes së Muhamedit a.s




1. Domosdoshmëria e dashurisë ndaj Muhamedit (salallahu alejhi ue selem).
Njëra ndër çështjet themelore dhe të domosdoshme në fe për muslimanin është dashuria dhe respekti real ndaj Muahamedit (salallahu alejhi ue selem), për këtë kanë rënë pajtim të gjithë muslimanët.
Për nivelin i dashurisë ndaj Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) duhet të mësojë çdo besimtarë dhe këtë çështje ta këtë në konsideratë çdo herë. Të kujtojmë hadithin që transmeton Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ku ka thënë:"Tre gjëra nëse janë tek personi do të gjejë ëmbëlsinë e imanit (besimit), të jetë Allahu dhe i dërguari i Tij më të dashurit tek ai se çdo gjë tjetër përveç tyre…" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)Po ashtu transmeton Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nga Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) se ka thënë: "Nuk beson askush prej jush derisa të jem tek ai më i dashur sesa prindi i tij, fëmija i tij dhe të gjithë njerëzit." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Nga këto dy hadithe bëhet e qartë dashuria dhe rrespekti ndaj të Dërguarit të Allahut të Lartësuar. Ajo duhet të jetë më e madhe se ndaj çdokujt tjetër, bile duhet ta duash më shumë se sa veten tënde, prindërit e tu, bashkëshorten tënde dhe fëmijët e tu.

2. Data e lindjes;

Jemi në muajin hixhrij, rebiul euel, po në këtë muaj ka lindur Muhamedi (salallahu alejhi ue selem). Një pjesë e besimtarëve në këtë muaj në shenjë dashurie bëjnë veprime të ndryshme, që disa prej tyre kanë bazë në fenë e Allahut të Lartësuar, ndërsa prej tyre kanë bazë në mendje, dëshirë, epsh, apo në disa hadithe argumentimet me ato nuk është i qëlluar ose janë të dobëta apo të shpifura.
Në vazhdim do të paraqesim një rezyme të shkurtër mbi datëlindjen e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem).
Për datën e lindjes së Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) kemi disa mendime të historianëve.
Thuhet se ka lindur të hënën më datën 9 të muajit rebiul euel, disa thonë më 3 rebiul euel, disa të tjerë më 12 rebiul euel, apo në vitin e parë të ngjarjes me ‘’elefantin’’, pikërisht 50 ditë pas ngjarjes. Thuhet që kjo datë i përgjigjet 20 ose 22 prillit të vitit 571 ose 572 sipas kalendarit.
Ndërsa, historiani i njohur Dr. Ekrem Dija el Omerij thotë: “Është e saktë që lindja e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) ka qenë në ditën e hënë, kurse transmetimet më të forta tregojnë se lindja e tij ishte në vitin e ‘’elefantit’’.
Po i njejti historian thotë: “Lindjen e tij në vitin e ‘’elefantit’’ e mbështesin edhe studimet bashkëkohore, nga studiuesit muslimanë dhe orientalistë se viti i ‘’elefantit’’ i përgjigjet vitit 570 ose 571 gregorian.
Këtu duhet përmendur edhe se data më e njohur dhe e popullarizuar mes njerëzve është është 12 rebiul euel, përndryshe edhe për këtë çështje historianët kanë dhënë mendime të ndryshme.
Të gjitha këto mendime nuk janë shumë me rëndësi dhe kjo nuk është obligative për besimtarin. Por, me rëndësi është dashuria dhe rrespekti ndaj pishtarit ndriçues të njerëzimit, Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Veçanërisht kur jemi në kohëra kur shumica e muslimanëve nuk dinë asgjë për jetën e tij, dashuria e kërkuar ndaj të Dërguarit të Allahut nuk e ekziston fare, sepse është rezervuar dashuria ndaj aktorit apo aktores, sportistit, këngëtares dhe këngëtarit...
Dashuria që duhet të manifestohet ndaj të Dërguarit të Allahut të Lartësuar nuk mjafton të bëhet vetëm një herë në javë, apo një herë në muaj, ose një herë në vit. Nuk mjafton një organizim me një mbrëmje me paraqitjen e një kumtese mbi jetën e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), edhe ajo në formë mjaft të zbehur dhe jo shkencore, dhe më pas ky organizim përcillet edhe me një grup recitatorësh që i përngjet një shfaqjeje teatrale, apo promovimi kulturor që i përngjet spektaklit klasik dhe kështu mendohet se është kryer obligimi ndaj një të dërguari të Allahut.
Pra, dashuria nuk na qenka disa poezi që recitohen e as disa ilahije që këndohen, por bindje ndaj Allahut dhe Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Nuk mjafton vetëm thënia me gojë, unë e dua Muhamedin (salallahu alejhi ue selem), por kërkohet pasimi, shkuarja pas mësimeve të tij. Allahu i Lartësuar nuk kërkon nga besimtarët vetëm falenderim por kërkon bindje dhe nënshtrim, thotë:
“Thuaj! Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që falë shumë, mëshiron shumë. Thuaj! Bindjuni Allahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë Allahu nuk i do pabesimtarët.”(Ali Imran, 31- 32)

3. Kur filloi të shënohet kjo datë.

Kush e filloi manifestimin e ditëlindjes së Muhamedit (salallahu alejhi ue selem)?
Derisa ishte gjallë Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) një manifestim i ditës së lindjes së tij nuk u bë dhe nuk lejoi ai që të bëhet. Por edhe pas vdekjes në shekullin e parë, të dytë dhe të tretë një gjë e tillë nuk ndodhi. Historia nuk shënoi një manifestim të tillë dhe askush prej sahabëve, tabiinëve dhe tebei tabiinëve nuk manifestuan edhe pse ata ishin ndër më të dalluarit në dashurinë dhe respektin që kishin ndaj Muhamedit (salallahu alejhi ue selem).
Studimet serioze tregojnë se në fillim të shekullit IV hixhrij dinastia fatimite filloi të organizojë një manifestim zyrtar. Fatimitë janë ithtarë të sektit të devijuar të quajtur ‘’batinijj’’ dhe ishin ndër popujt më të degjeneruar dhe të prishur dhe sekteve më të devijuara të shijave, batinije që paraqitnin Islamin dhe mbanin në brendësi kufrin. Është e dëshmuar që këta nuk kanë prejardhje të pastër, por janë pasardhës të zjarrputistëve dhe jehudive. Kjo gjë është e njohur në dëshmitë e ulemave të umetit tonë prej të gjitha drejtimeve dhe shkollave, si hanefite, malikite, shafiite, hanbelite, ithtarët e hadithit, apologjetikëve etj.
Të parët e filluan ‘’batinitë’’ me qëllim që të fusin në fe atë çka nuk është prej saj, duke i larguar njerëzit nga parimet bazë të fesë. Makriziu thotë: “Prijësat e dinastisë fatimite filluan të caktojnë data të festave dhe gjatë vitit kishin disa festa. Ata festonin vitin e ri, festat e fillim vitit, festa e ashuras, ditëlindjen e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), ditëlindjen e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ditëlindjen e Hasanit dhe Husejnit, ditëlindjen e Ftimes, ditëlindjet e udhëheqësve, festën e verës, festën e dimrit, festën e nevruzit, etj…
Pra, të parët e filluan fatimitë, sekt i dëshmuar për hipokrizi ndaj Islamit.
Nga kjo që u ekspozua mund të konkludohet se shënimi i ditëlindjes së të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) nuk bën pjesë në festat e theksuara me sunetin e Pejgamberit dhe nuk hyn në tërësinë e detyrave fetare, por pjesë e obligimeve fetare është pasimi i sunetit të Muhamedit (salallahu alejhi ue selem).

4. Katër rregulla bazë të dashurisë.

Abdullah ibën Mesudi thotë: ‘’Të jesh ekonomik në sunet është më mirë se sa të angazhohesh në bidat.’’ Besimtari duhet të jetojë në suaza të mësimeve të sunetit dhe kështu duhet ta organizojë jetën në kuadër të sunetin dhe përpjekja e tij të jetë vetëm për ta kënaqur Allahun dhe të Dërguarin e Tij.
Në vazhdim po ua prezentojmë disa rregulla, të cilët duhet t’i mësojmë e ato janë:

1. Dashuria ndaj Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) është obligim.
Allahu i Lartësuar thotë: “Pejgamberi është më i ndjeshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre, …”. (Ahzab, 6)
Ibn Kajimi thotë: “…Besimtari nuk mundet ta plotësojë gradën e besimit, derisa nuk bëhet Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) më i dashur te ai se vetveteja e mos të flasim për fëmijët e prindërit e tij.”

2. Vlera e dashurisë së Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).
Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “E kush do që i bindet Allahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!”. (Nisa, 69)

3. Dashuri do të thotë përkrahje dhe mbrojtje e sunetit.
Sahabët kanë dhënë modelin më praktik në përkrahje dhe mbrojtje, duke sakrifikuar dhe flijuar çdo gjë. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “(Prona) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej Allahut dhe që ndihmojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit”. (Hashr, Cool
Me mbrojtje dhe përkrahje kuptojmë, nxënien përmendësh të sunetit dhe praktikimin e tij në jetën e përditshme.

4. Dashuria ndaj sunetit do të thotë të gjykosh me të.
Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht”. (Nisa, 65)

5. Formaliteti i meuludit.

Sot, shumë muslimanë janë larguar nga Kurani dhe Suneti, gjë që ka bërë ndarjen e tyre në grupe dhe drejtime. Kështu janë paraqitur forma dhe mënyra të ndryshme të festimeve, saqë edhe Islami nuk është i kënaqur me këto mënyra, kështu këto shënime të ditëlindjes së Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) janë shndërruar në formalitete.
Sot, besimtarët janë të nevojshëm të njihen me Muhamedin (salallahu alejhi ue selem), me sunetin e tij dhe me format e jetësimit të traditës profetike.
Dijetarët, hoxhallarët, studentët e dijes që të gjithë duhet të angazhohen për një shpjegim të mirëfilltë shkencor, duke i servuar besimtarëve jetëshkrimin e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem).
Nuk jemi ithtarë të asaj që të njihen besimtarët muslimanë me të Dërguarin e Allahut një herë në vit, edhe ajo të bëhet vetëm me një ‘’meuvlud’’, dhe me kaq të përfundojë çdo gjë. Por, dëshiroj që çdo besimtar të bëjë ‘’meulud’’ brenda njëzet e katër orëve, duke jetuar me sunetin, traditën e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Jemi të thirrur që të gjithë për ‘’meulud’’ dhe ky manifestim të jetë praktikë ditore, duke e përmendur me salavate, duke respektuar, duke zbatuar sheriatin e tij, duke vepruar me sunetin e tij për ta fituar shefatin e tij...
Dëshiroj që ky ‘’meulud’’ të përfshijë katër nivele kryesore:
Niveli i parë: Njohja e argumenteve nga Kurani, suneti dhe ixhmai (konsenzuesi) mbi obligueshmërinë e pasimit të Muhamedit (salallahu alejhi ue selem).
Niveli i dytë: Edukimi familjar në respektimin e sunetit të Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), duke siguruar literaturën burimore mbi jetëshkrimin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).
Niveli i tretë: Prezantimi i personalitet të Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) në rrafshin intelektual, duke organizuar seminare për mësimdhënës, pedagogë, profesorë, etj..
Niveli i katërt: Publikimi i traditës profetike në rrafshin e thirrjes, duke i shtuar ligjëratat, këshillat, seminaret, tribunat dhe këshillimi i muslimanëve për ta pasuar sunetin.

Edhe njëherë të kujtojmë se dashuria ndaj Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) është obligim dhe domosdoshmëri dhe pjesë e besimit. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë:
“O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se Allahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e Allahut që i jep atij që do. Allahu është dhurues i madh, i dijshëm”. (Maide, 54)
Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Kapuni për sunetin tim dhe të halifeve të drejtë e udhëzues pas meje, kapuni për të me dhëmballë”.(Transmeton Ebu Daudi, hadithi është sahih.)
xsas
xsas
Super Moderator
Super Moderator

Male
Numri i postimeve : 159
Sa vjeq\e jeni : 35
Nga jeni : Karaçeva
Hobi juaj : Basketbolli
Sheno vendodhjen tënde : N'mission ne Saturn
Reputacion : 0
poenat : 573425
Data e rexhistrimit : 17/03/2009

http://www.sami-keka.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi