WWW.XONINET.NICETHEME.COM


Join the forum, it's quick and easy

WWW.XONINET.NICETHEME.COM
WWW.XONINET.NICETHEME.COM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posters
xoninet (330)
Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_lcap2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Voting_bar2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_rcap 
xsas (159)
Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_lcap2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Voting_bar2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_rcap 
stv2008 (56)
Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_lcap2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Voting_bar2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_rcap 
007 (10)
Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_lcap2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Voting_bar2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_rcap 
rida (7)
Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_lcap2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Voting_bar2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_rcap 
geni (3)
Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_lcap2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Voting_bar2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_rcap 
cari (1)
Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_lcap2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Voting_bar2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_rcap 
hacker (1)
Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_lcap2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Voting_bar2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_rcap 
besfort halimki (1)
Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_lcap2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Voting_bar2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_rcap 
ramizisia (1)
Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_lcap2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Voting_bar2Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Vote_rcap 

Sondazh
Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ardian

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


Liverpool-Chelsea, episodi i pestë

Shko poshtë

Liverpool-Chelsea, episodi i pestë Empty Liverpool-Chelsea, episodi i pestë

Mesazh nga xsas Sat 21 Mar 2009, 22:51

Liverpool-Chelsea, episodi i pestë
Liverpool dhe Chelsea takohen për herë të pestë me radhë në Ligën e Kampionëve, në njërin prej çifteve çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Manchester United përballet me Porton, ndërsa Barcelona me Bayernin. Villarreal ndeshet me Arsenalin.

Kampioni Manchester United do të synojë të shlyejë fantazmën e së kaluarës, kur takohet me Porton në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas shortit të tërhequr të premten në qendrën e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Kampioni gjerman, Bayern Munich ka detyrë edhe më të vështirë kundër liderit në formë të La Ligës, Barcelona ndërsa finalisti i vitit të kaluar, Chelsea përballet me rivalin e Premierligës, Liverpool, për herë të pestë me radhë në garën elite të klubeve evropiane.

Në çiftin tjetër çerekfinal, Arsenal takohet me Villarrealin në përsëritje të gjysmëfinales së vitit 2006, kur Topxhinjtë avancuan por humbën në finale nga Barcelona. Për herë të fundit Manchester United u takua me Porton në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve më 2004, kur ekipi portugez, i udhëhequr atëherë nga Jose Mourinho, fitoi me rezultat të përgjithshëm 3-2 në rrugën drejt titullit.

Mirëpo, kësaj radhe Djajtë e Kuq presin të shfaqen shumë më të fortë për kampionin portugez. “Është short i mirë për ne”, tha sekretari i Manchester Unitedit, Ken Ramsden për Sky Sport.

Ndërsa, trajneri i Bayern Munichut ishte më pak optimist për ekipin e tij, i vetëdijshëm nga forma e mirë e Barcelonës. “Ky është short i vështirë, i jashtëzakonshëm”, tha ai. Por, Bayern nuk është mposhtur nga Barcelona në katër përballjet e fundit në Evropë dhe Klinsmann ishte sulmues i ekipit kur gjiganti bavarez fitoi përballë atij katalan në gjysmëfinale të Kupës UEFA 1996 në rrugë drejt titullit.

Liverpool është në formë të mirë pas fitores 4-1 ndaj Manchester Unitedit dhe eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve dhe nuk ishte çudi që drejtori ekzekutiv, Rick Parry u shpreh optimist për shanset e ekipit në përballje me Chelsean, edhe pse kanë humbur prej tyre në gjysmëfinale të vitit të kaluar.

“Nuk mendoj se ka të bëjë me formën historike, por gjithçka do të varet nga forma në këtë periudhë të sezonit. Tani jemi në formë shumë të mirë”, deklaroi ai. Liverpool mposhti Chelsean në gjysmëfinalet e vitit 2005 dhe 2007, por Chelsea u kualifikua nga gjysmëfinalja e vitit të kaluar, ndërsa dy përballjet e grupit më 2006 përfunduan 0-0.

Ndeshjet e para çerekfinale zhvillohen më 7 dhe 8 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë më 14 dhe 15 prill. Një gjysmëfinale angleze mund të ndodhë nëse Manchester United eliminon Porton, pasi Villarreal ose Arsenal do të takoheshin me ekipin e Sir Alex Fergusonit.

Barcelona ose Bayern takohen me Liverpoolin ose Chelsean në gjysmëfinalen tjetër. Ndeshjet e para gjysmëfinale zhvillohen më 28 dhe 29 prill, ndërsa ato të kthimit më 5 dhe 6 maj. Finalja do të jetë të mërkurën, më 27 maj, në stadiumin Olimpico të Romës.

Çiftet çerekfinale:

Liverpool - Chelsea
Villarreal - Arsenal
Man Utd - Porto
Barcelona - Bayern Munich

Çiftet gjysmëfinale:

Fituesi Liverpool-Chelsea/Barcelona-Bayern Munich
Fituesi Villarreal-Arsenal/Man Utd-Porto
xsas
xsas
Super Moderator
Super Moderator

Male
Numri i postimeve : 159
Sa vjeq\e jeni : 35
Nga jeni : Karaçeva
Hobi juaj : Basketbolli
Sheno vendodhjen tënde : N'mission ne Saturn
Reputacion : 0
poenat : 554225
Data e rexhistrimit : 17/03/2009

http://www.sami-keka.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi