Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruarAnëtari më i ri ardian
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi
Kërko
Baba i Kupave
Faqja 1 e 1
Baba i Kupave
Baba i Kupave
Arben Krasniqi ka fituar gjithçka që është e mundshme në vitet e fundit në basketbollin kosovar. Prej se është bërë trajner, katër vjet më parë, kupat vazhdimisht e kanë të njëjtin destinacion – Prishtinën. Me një bagazh prej 12 kupash, Krasniqi është bërë trajneri më i trofeshëm në sportin e pasluftës.
Arben Krasniqi lirisht mund të quhet Baba i Kupave. Prej se e ka marrë Sigal Prishtinën në dorë 4 sezone më parë, titujt e kampionit të Kosovës në basketboll nuk kanë destinacion tjetër. Ato shkojnë tek trajneri prishtinas, i cili ka fituar gjithçka është e mundshme në katër sezonet e fundit, duke u bërë kështu trajneri më i trofeshëm në sportin e pasluftës.
Puna e vazhdueshme dhe serioziteti i madh i Krasniqit kanë bërë që vitrinat e Prishtinës të mbushen me Kupa. Megjithatë, edhe pse i ka fituar të gjitha nga ardhja e tij në krye të Prishtinës, përfshirë këtu 4 tituj të kampionit, katër Kupa të Kosovës dhe katër Superkupa të Kosovës, ai bëhet modest dhe trofetë e fituar nuk i konsideron meritë të veten.
“Është e arritur e madhe për mua, por kjo nuk është meritë vetëm e imja. Është meritë e ekipit, e drejtorit Ismet Karaxha, stafit teknik, Fikret Shatrit, Masar Nixhës, Plisave, dhe të tjerëve. Ajo që na veçon neve është se punojmë seriozisht gjatë tërë vitit. Basketbollistët i selektojmë në bazë të karakterit më të mirë. Dihet se basketbolli është sport ekipor, duhet ta përkrahin njëri tjetrin”, tha fillimisht Krasniqi, i cili edhe në kategorinë e të rinjve kishte fituar disa Kupa.
Krasniqi, i cili njëkohësisht e kryen edhe rolin e selektorit të Përfaqësueses së Kosovës, e pranoi se në krahasim me vitet e kaluara, sivjet prishtinasit e kishin më të vështirë, pasi që i humbën disa ndeshje, pas së cilave dyshonin dhe e kishin humbur besimin se mund ta fitonin titullin.
Krasniqi në fund e ka lavdëruar Bashkimin, për të cilin thotë se mund të arrijë suksese në ardhmen. “Bashkimi tregoi lojëra të mira. Pasi i fitoi dy ndeshje ndaj nesh, u bë një spektakël. Sidoqoftë, ne jemi ekip më i mirë dhe fituam me meritë”, përfundoi Krasniqi, i cili shpjegoi se pas 2-3 ditësh pushimi, do ta bëjë grumbullimin e Përfaqësueses së Kosovës, për turneun e Izraelit, me 4 qershor.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi