WWW.XONINET.NICETHEME.COM


Join the forum, it's quick and easy

WWW.XONINET.NICETHEME.COM
WWW.XONINET.NICETHEME.COM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 

Calendar Calendar

Top posters
xoninet (330)
arkieologggg Vote_lcap2arkieologggg Voting_bar2arkieologggg Vote_rcap 
xsas (159)
arkieologggg Vote_lcap2arkieologggg Voting_bar2arkieologggg Vote_rcap 
stv2008 (56)
arkieologggg Vote_lcap2arkieologggg Voting_bar2arkieologggg Vote_rcap 
007 (10)
arkieologggg Vote_lcap2arkieologggg Voting_bar2arkieologggg Vote_rcap 
rida (7)
arkieologggg Vote_lcap2arkieologggg Voting_bar2arkieologggg Vote_rcap 
geni (3)
arkieologggg Vote_lcap2arkieologggg Voting_bar2arkieologggg Vote_rcap 
cari (1)
arkieologggg Vote_lcap2arkieologggg Voting_bar2arkieologggg Vote_rcap 
hacker (1)
arkieologggg Vote_lcap2arkieologggg Voting_bar2arkieologggg Vote_rcap 
besfort halimki (1)
arkieologggg Vote_lcap2arkieologggg Voting_bar2arkieologggg Vote_rcap 
ramizisia (1)
arkieologggg Vote_lcap2arkieologggg Voting_bar2arkieologggg Vote_rcap 

Sondazh
Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri ardian

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


arkieologggg

Shko poshtë

arkieologggg Empty arkieologggg

Mesazh nga xoninet Sat 07 Mar 2009, 21:40

Popujt qe u bene me te njohur ne historine e lashte te Ballkanit jane Greket, Iliret dhe Traket. Iliret, si trashegimtare te pellazgeve, jane nder banoret me te lashte te Gadishuliit Ballkanik. Ata jane autoktone. Kulturen, gjuhen dhe tiparet antropogjike iliret i formuan ne vendin e tyre, ne pjesen perendimore te Gadishullit te Ballkanit, aty ku shkrimtaret antike i permendin ne veprat e tyre. Trevat e shtrirjes se popullsise ilire jane mjafte te gjera; ato perfshijne te gjithe pjesen perendimore te Gadishullit, ne veri, e diri te gjiri i Ambrakise (Preveze), ne jug, kurse ne lindje deri te tokat perreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe te veeanta iliresh u vendosen edhe ne Italine e Jugut. Keto jane fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet ne veprat antike qe ne shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojne e permendes qe ne shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit te etnosit ilir eshte shume e lashte. Fillimet e origjines ilire jane qe ne mesin e mijevjeearit te dyte p.K., qe nga periudha e bronzit te mesem, kur fillojne te formohen tiparet etnike ilire. Ne epoken e hekurit (mijevjeeari i fundit p.K.) iliret u formuan plotesisht, duke trasheguar nga epokat me te hershme eneolitike dhe te bronzit tipare kulturore gjuhesore e antropologjike etnike. Teoria e vjeter qe i ben iliret te ardhur nga Evropa Qendrore, ne shekujt XII-XI p.K., eshte rrezuar nga studimet e kryera pas Luftes se Dyte Boterore. Vete fakti qe varrimet me urna, karakteristike per popujt e Evroper Qendrore, nuk jane tipike per trevat e shtrirjes se ilireve, por ndeshen vetem ne zona te kufizuara, te rralla, deshmon kunder teorise se ardhjes se ilireve ne Ballkan nga veriu. Gjurmet e kulturave te Evropes Qendrore, qe ndeshen ne Iliri, jane rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e te levizjes se artizaneve te punimit te metaleve.

2. Fiset kryesore ilirie

Nder fiset me te permendura ilirie jane taulantet, adrianet, dardanet, dalmaret, albanet, penestet, moloset, kaonet, thesproret etj.

- TAULANTeT: Banonin ne zonen e Adriatikut, qe nga lumi Vjosa, deri ne prapatoken e Dyrrahut. Ky fis luajti nje rol shume te rendesishem ne historine ilire te shek. IV-III p.K., duke u vene ne krye te shtetit ilir, te cilin e kishin krijuar me pare enkelejte. Ne trevat e taulanteve me vone shfaqet fisi i Albaneve dhe i Parthineve.

- ENKELEJTe: Banonin ne krahinat perreth liqenit te Ohrit. Ata krijuan dinastine e pare te Mbreterise Ilire, ne fund te shek. V p.K. Nje nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk permenden me. Ne trevat e fisit te enkelejve permenden edhe dasaretet. Enkelejte kane qene peshkatare te zote.

- DASARETeT: Jane nje fis i madh ne Ilirine Juglindore. Njiheshin ne lashtesi sidomos per prodhimin e dritherave te bukes. Nje qytet me te njohura ishte Pelioni (qyteza ne Selce te Poshtme te Pogradecit). Qytet tjeter i madh i ketij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

- ALBANeT: Banonin ne prapatoken e qytetit te Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgerdheshi i Krujes). Fisi i albaneve i dha emrin e vet shqiptareve, gjate mesjetes se hershme, kur ata njihen si albane, arber.

- ARDIANeT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit te Rizonit dhe te lumit Neretva. Ardianet e shtrine pushtetin e vet ne te gjitha krahinat e tjera qe me pare ishin nen sundimin e taulanteve. Ardianet luajten nje rol shume te madh ne lufterat kunder pushtusve romake, gjate shek.III-II p.K., ne kohen kur sundoi dinastia ardiane e Mbreterise Ilire. Kryeqendra e ardianeve ishte Shkodra.

- DARDANeT: Ishin fisi me i madh ilir qe u vu ne krye te Mbreterise Dardane,, ne Ballkanin Qendror, kryesisht ne Kosove. Dy fise te tjera dardane te njohura ishin thunatet dhe galabret. Qyteti me i rendesishem i dardaneve ka qene Damastioni, i njohur si kryeqender e nxjerrjes se metaleve. Dardanet permenden si luftetare te forte xehtare shume te mire, blegtore dhe tregtare te njohur.

- DALMATeT: Banonin ne brigjet e Adritikut. Ishin blegtore te njohur; shquheshin per punimin e llojeve te ndryshme te veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika ne shekujt e pare u perdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe ne veshjen rituale kishtare. Qyteti me i njohur i tyre ka qene Delmini.

- PENESTeT: Banonin ne luginen e Drinit te Zi e perreth saj. Permenden per here te pare ne vitet 170-169 p.K. Luajten rol te rendesishem ne Luften e Trete Ilire- romake. Perfshiheshin ne Mbreterine Ardiane. Kishin 14 qytete e keshtjella, nder te cilat permenden Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenese pranuan garnizone romake ne qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.

- MOLOSeT: Jane nje nga tri fiset kryesore qe banonin ne qender te Epirit antik dhe qe luajten nje rol shume te rendesishem drejtues ne historine e lindjes dhe te formimit te shtetit te Epirit.

- KAONeT: Ky fis epirot kishte shtrirje te gjere, qe nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri ne lugine e Drinosit, ne Gjirokaster, Kryeqendra e kaoneve, Foinike (Finiqi i Sarandes), ne shek.III p.K. u be kryeqendra e gjithe shtetit te Epirit. Qytet tjeter i madh i kaoneve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastres).

- THESPORTeT: Banonin ne Epir, ne jug te lumit te sotem Kallama, deri ne gjirin e Ambrakise. Permenden ne shkrimet e lashta qe nga shek. V.p.K., si fis qe sundoheshin nga dy kryetare te zgjedhur edo vit nga gjiri i parise.
xoninet
xoninet
SUPER ADMINISTRATOR 100 %
SUPER ADMINISTRATOR 100 %

Male
Numri i postimeve : 330
Sa vjeq\e jeni : 39
Nga jeni : KOSOVA
Hobi juaj : SPORT
Sheno vendodhjen tënde : këtu jam
Reputacion : 1
poenat : 575296
Data e rexhistrimit : 26/02/2009

https://xoninet.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi