Similar topics
Statistikat
Forumi ka 74 anëtarë të regjistruarAnëtari më i ri ardian
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 553 artikuj v 432 temat
identifikimi
Kërko
Goli i parë në Paris
Faqja 1 e 1
Goli i parë në Paris
Goli i parë në Paris
Lorik Cana kaloi tri sezone në PSG, por golin e parë në stadiumin Parc des Princes e shënoi të dielën si futbollist i Olympique Marseille në fitoren 3-1. Ai thotë se është i lumtur për golin, por edhe më tepër për fitoren e rëndësishme të ekipit. Ylli kosovar ka treguar se në rolin e mesfushorit inspirohet nga kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard.
Nga Express më 17.03.2009 në ora 13:10
Ai ishte idhull në Paris Saint Germain nga viti 2002 deri 2005, por të dielën mbrëma Lorik Cana u kthye si kundërshtar me Olympique Marseille dhe shënoi golin e tij të parë në Parc des Princes.
“Është e jashtëzakonshme. Kam luajtur për disa sezone atje, por kurrë nuk kam shënuar në shtëpi. E kam marr me zemër, por duhet lavdëruar paraqitjen e mirë të ekipit”, deklaroi Cana pas ndeshjes për uebfaqen zyrtare të Marseille.
Cana në PSG ishte transferuar në vitin 2000, por në ekipin e parë u paraqit nga 2002 dhe bëri 69 paraqitje duke shënuar dy gola, por të dy në ndeshjet si mysafir. Ylli i Kombëtares shqiptare ishte krenar që bashkëlojtarët e tij i rezistuan presionit nga kapaciteti i plotë i stadiumit Parc des Princes për të siguruar fitoren 3-1.
“Kemi bërë atë që është dashur të bëjmë në një stadium të vështirë. Nuk ishte lehtë, por ne përfaqësuam ekipin me krenari. Futbollistët e kanë ditur se na pret atmosferë e zjarrtë dhe të gjithë ëndërrojnë të luajnë në ndeshje të tilla. Kemi treguar vlerat tona dhe kur arrini të fitoni, atëherë është e jashtëzakonshme”, shtoi ai.
Marseille mposhti PSG-në, duke i mohuar mundësinë të kalojë në krye të Ligue 1 pasi kryesuesi Olympique Lyon humbi 2-0 në shtëpi nga Auxere. Lyon tani ka 53 pikë nga 28 ndeshje, një më tepër se Marseille që është para PSG në bazë të golaverazhit më të mirë.
Marseille kaloi në epërsi të merituar, kur mesfushori holandez Boudewijn Zenden realizoi në minutën e 24-të. Vizitorët dominuan gjatë pjesës së parë, por Ludovic Giuly ktheu në lojë ekipin nga kryeqyteti duke barazuar pak para përfundimit të 45 minutave të para.
Mbrojtësi i PSG-së, Zoumana Camara ishte përjashtuar në fillim të pjesës së dytë, pas një ndërhyrjeje ndaj Zenden jashtë zonës. Holandezi ekzekutoi goditjen e lirë, ndërsa Bakari Kone realizoi me fat, kur topi u devijua nga gjuri i tij pas një pritjeje nga portieri Mickael Landreau.
Kapiteni Lorik Cana shënoi për rezultatin 3-1, me një goditje me këmbën e majtë jashtë zonës. “Ishte me rëndësi që goli im i shërbeu ekipit. Ishte me rëndësi të fitojmë. E kemi arritur atë kundër një kundërshtari të fortë. Isha me fat duke shfrytëzuar rastin. Ndeshjet e tilla janë shumë të barabarta dhe detajet e bëjnë dallimin. Kësaj radhe gjërat shkuan në dobinë tonë”, u shpreh Cana.
Cana inspirohet nga Gerrard
Cana si kapiten i Marseille, që luan në rolin e mesfushorit defansiv, ka bërë të ditur se inspirohet nga ikona e Liverpoolit, Steven Gerrard. “Nuk jam në shkallë të njëjtë me të, por Gerrard është inspirim dhe shembull në fushë. Ai është futbollist shumë i mirë dhe është i veçantë në rolin e tij”, deklaroi Cana.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi